Top

Kur praktikohen në nivele profesionale, sportet sjellin një qarkullimin stratosferik të të ardhurave që ndryshon nga vendi në vend dhe nga kontinenti në kontinent. Ajo që i bashkon ata është pasioni dhe si pasojë edhe ndjekja nga populli.

Para se të hartojmë renditjen e sporteve më popullore në botë, është e rëndësishme të specifikohet se hulumtimi i kryer nga Sporteology ka marrë si referencë pesëmbëdhjetë kritere: Global Fan Base dhe Audience, shfaqja televizive, ofertat për të drejtat televizive, popullariteti në internet, prania në mediat sociale mesatarja e numrit të ligave profesionale në botë, paga mesatare e atletëve në ligat më të mira, ofertat e sponsorizimit, numri i vendeve në të cilat sporti është i popullarizuar, konkurrenca më e madhe, relevanca gjatë gjithë vitit, barazia gjinore, aksesi i publikut të përgjithshme, numrin e lojtarëve amatorë në botë, rëndësinë e sportit në gazetat dhe mediat sportive.

Futbolli konfirmohet në vendin e parë.

Me 4 miliardë tifozë, futbolli është konfirmuar si sporti kryesor në botë dhe për këtë arsye është edhe më i ndjekur. Përsa i përket vizualizimeve televizive, pavarësisht nga konkurrenca, miliarda tifozë qëndrojnë ngjitur me ekranet e televisorit. Kjo, pra, krijon të ardhura të panumërta për të drejtat televizive, veçanërisht për FIFA-n. Federata për Kampionatin Botëror 2018 në Rusi dhe ato të Katarit në vitin 2022 tashmë kanë siguruar të ardhuara më shumë se 1.85 miliardë dollarë. Prandaj nuk është rastësi që kërkimet e futbollit në internet janë qindra e miliona. Hulumtimet tregojnë se edhe në mediat sociale, futbolli është më i kërkuari, në pak minuta një ngjarje futbolli bëhet një trend, pavarësisht nga mediat sociale të referencës.

Edhe nese çdo gje shkon keq, te le e dashura, ngel pa pune, ekziston gjithmone
nje kampionat qe fillon ne shtator. Nick Hornby.

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar janë në fakt në mesin e atletëve më të ndjekur dhe më aktivë. Për më tepër, është sporti me numrin më të madh të kampionateve në botë dhe kjo reflektohet edhe në pagat e lojtarëve, të cilët gëzojnë pagat mesatare më të larta në mesin e atletëve, veçanërisht në Evropë. Pagat që rriten me sponsorizime, të cilat luajnë një rol themelor për lojtarët, klubet, ligat dhe garat e ndryshme. Dhe në qoftë se kjo nuk ishte e mjaftueshme, përveç faktorëve të tjerë, ngjarja më e popullarizuar sportive është Kupa Botërore, e cila sipas raporteve pasohet nga mbi 3 miliardë njerëz.

Lexo më shumë mbi artikullin: Një ditë në durrës, jo vetë plazh

Fabio Fognini

“Lionel Andrés Messi”

Cricket merr vendin e dytë

Ndoshta e papritur por pas futbollit, sporti më i popullarizuar në botë është cricket me 2.5 miliardë tifozë. Kjo falë futjen së formatit T20, e cila reduktoi kohëzgjatjen e lojrave (rreth 3 orë) dhe shtoi shfaqjen, sepse duke pasur një inning të vetëm dhe njëzet overs (njëzet sekuenca nga 6 hedhje të vlefshme), gjujtësi dhe lansuesit rrezikojnë shumë më tepër gjatë lojës. Cricket është lojë shumë popullore në Indi, Pakistan, Australi, Angli, Afrikë të Jugut, Sri Lanka, Zelanda e Re, Indet Perëndimore, Bangladeshi dhe Zimbabve.

Si një demonstrim i kësaj, Kupa Botërore e 2015 u pasua nga rreth 2.2 miliard njerëz dhe ICC, organizata globale për cricket, mbledh qindra milionë dollarë për të drejtat TV të turneve kryesore të saj. Pagat nuk janë të krahasueshme me atë të futbollit, por mesatarisht janë rreth njëqind mijë dollarë. Një shifër mjaft e rëndësishme për një sport që po përhapet gjithnjë e më shumë.

  1. Futbolli
  2. Cricket
  3. Basket
  4. Hockey
  5. Tennis
  6. Volejboll
  7. Ping Pong
  8. Baseball
  9. Rugby
  10. Futbolli amerikan

Podiumin e mbyll basketbolli

Me 2.3 miliardë tifozë, basketbolli renditet i treti në mesin e dhjetë sporteve më të njohura në botë. Shumica e tifozëve janë të përqendruar në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Kinë, Japoni dhe Filipine. Basketball gëzon një audiencë të madhe televizive në Shtetet e Bashkuara. NBA, liga kombëtare e basketbollit amerikan, është më popullorja në botë dhe është shikuar dhe ndjekur nga miliona tifozë. Nuk është rastësi që liga mori 24 miliardë dollarë nga të drejtat televizive për 9 vjet: 2.6 miliardë në vit. Pikërisht për këtë arsye yjet e basketbollit amerikan janë ndër atletët më të paguar në botë: paga mesatare është mbi 3 miliardë dollarë. Shifrat të cilat, megjithatë, bien ndjeshëm në kampionatet e tjera botërore.

 

Çudit përjashtimi nga top ten golfi. Në fakt, gati 400 milionë tifozë e vendosën atë në vendin e njëmbëdhjetë. Ende e konsideruar një sport elitist, golfi është i përhapur sidomos në Evropën Perëndimore, Azinë Lindore dhe Amerikën e Veriut. Kjo është veçanërisht e habitshme, sepse ky është një sport që mban me vete qarkullimin më të lartë: 70 miliardë dollarë.

0

post a comment