Top
a

Trentino Alto Adige nuk ka vetëm male. Ka qytete të mrekullueshme që duhen zbuluar, ura të cilat qëndrojnë pezull në hapësirë, qendra termale relaksuese dhe liqene të magjishëm. Në një fundjavë në Trentino ju mund të shihni shumë gjëra dhe të bëni aktivitete të ndryshme në varësi të llojit të pushimeve që kërkoni. Është një rajon që mirëpret mijëra turistë çdo vit..

Çfarë mund të shohim në Trento, qyteti i kulturës dhe i artit

Trento ka kaq shumë për të ofruar. Ka muze, pallate, dyqane, kisha dhe shumë e shumë më tepër. Kontestuar deri në 1919 midis Perandorisë Austro-Hungareze dhe Italisë, ajo paraqet shumë elementë të të dy kulturave. Për shekuj me radhë ka qënë një qytet autonom, më pas Habsburgian, italian, është pra një qytet me një histori të rëndësishme. Ja çfarë duhet të vizitoni në Trento.

Piazza Duomo. Zemra e qytetit, sheshi kryesor i Trentos gjenden pallate fisnike me afreksë të shkëlqyer dhe Katedralen e San Vigilio ku u mbajtën të gjitha mbledhjet e Këshillit të Trentit. Për të kompletuar kompleksin, vizitoni edhe Palazzo Pretorio, që strehon thesarin e Katedrales dhe Muzeun dioqezian Tridentine, dhe Torre Vanga, e cila me orën e saj të madhe shënon kohën, por që fsheh një të kaluar të errët: këmbana brenda Renga njoftonte dënimet me vdekje në sheshin përballet.

Kështjella e Buonconsiglio. Rezidenca e lashtë e peshkopëve princ, Kalaja sot ka një muze që tregon artin dhe kulturën e Trentos nga 11.000 përpara Krishtit deri në vitin 1800 pas Krishtit dhe çdo vit ekspozohen piktura shumë të suksesshme. Muret rrethuese të shekullit të 16-të mbrojnë fortesën dhe përtej saj gjendet një të cilave ka një kopsht magjepës.

With all that fear, it’s much easier to stay at home in our comfort
zones than to break out and travel.

Palazzo Roccabruna. Palazzo Roccabruna e Trentos është një dyqan verë me mbi 60 etiketa të çmuara, të cilat gjithashtu përfshijnë edhe rakinë (grappa) dhe pije alkolike që janë nga 1940 deri në 1980. Ata që janë të pasionuar pas verës së mirë, këtu me siduro do të gjejnë vetëveten. Dyqani çdo janë ofron tastings e produkteve tipike të Trentinos në  kombinim me100 verërat më të mira të territorit, normalisht e gjitha kjo me ndihmën e një sommelieri.

“Bolzano”

“Pejsazh në Natyrë, Trento”

Ura pezull e Trentinos: Ujëvara Ragaiolo

Pak e njohin urën tibetane në Val di Rabbi, e cila është pjesë e një rruge të bukur në mes të natyrës. Ura  pezull në zbrazëti ndodhet në 1.366 metra mbi nivelin e detit, mbi ujëvarat Rio Ragaiolo. Prej këtu është e mundur të shijoni një pamje të mrekullueshme të luginës dhe përruas poshtë. Hapur gjatë gjithë vitit, ura tibetane mund të kalohet në këmbë ose me pallaska dëbore.

Si shkohet në urën e Tibetit në Val di Rabbi

Me makinë: për ata që vijnë me makinë, pika referencë për arritjen e urës janë Terme di Rabbi (Grand Hotel Rabbi). Nga atje ju duhet të merrni rrugën e parë (rrugë e pashtruar) në të majtë dhe parkoni për të vazhduar në këmbë. Nga autostrada A22 e Brennero, dalje është S. Michele all’Adige, pastaj merrni SS43 të Valle di Non dhe më pas SS42 del Tonale. Në Terzolas, kthehuni në anën e majtë dhe do. Të gjeni Val di Rabbi.

Ortisei në Val Gardena dhe QC Terme Dolomiti

Qyteti i Ortisei është i famshëm për skulpturat e tij artistike prej druri, të cilat prej shumë brezash drejtohen nga familje të specializuara në punime dekorative të drurit. Zona e këmbësorëve të Ortiseit është përcaktuar nga shumë prej tyre si Dolomiti më i bukur.

Ajo është e vendosur në zemër të Val Gardena dhe malet që e rrethojnë atë e bëjnë atë një pikënisje ideale për ekskursione dhe turne me ski. Këtu ndodhet kisha më e vjetër e Val Gardena, Kisha e San Giacomo. Ajo mund të arrihet vetëm në këmbë dhe për këtë arsye është dedikuar si shenjti mbrojtës i Alpinistëve

 

Vetëm 40 km nga Ortisei do të gjeni QC Terme Trentino, një qendër shumë e këndshme termale në zemër të Dolomiteve që ju lejon të relaksoheni pas një dite ecje dhe pazare në qytezën Val Gardena. Qendra termale është e krijuar në mbi 4.300 metra katrorë dhe përfshin pishina dhe hapësira në natyrë. Uji termal e burimit Aloch është e pasur me kripëra minerale, squfur, sulfat, kalcium dhe magnez. Këtu do të gjeni:

 

vaska me hidromasazh

rruge kneipp

ujëvara

banjo japoneze

banjot me avull

saunat dhe biosaunat

dhomat e kripës

zonat e relaksimit

Si të shkoj në Ortisei

“Ortisei qendër”

“Val di Rabbi”

Ekskursion në liqenin Braies

Lago di Braies është një mrekulli trentine e cila në vitet e fundit ka gëzuar sukses të jashtëzakonshëm falë rrjeteve sociale. Midis liqeneve të Trentino Alto Adige, ky spikatet për nga ngjyrat e ndritshme të ujërave të tij dhe për atmosferën e pabesueshme të Krishtlindjeve në dimër.

Të bëni një ekskursion në Liqenin Braies do të thotë të zhytësh në një mjedis të pabesueshëm natyror, romantik, por edhe të përsosur për fëmijët. Në verë uji ngjyrë smeraldi, sipërfaqja e akullt dhe e në dimër mund të ecni mbi të. Si një pikënisje nga liqeni Braies ju mund të bëni shëtitje, alpinizëm, udhëtime me pëllazga dëbore dhe shumë e shumë më tepër. Është e mundur të marrësh me qira një varkë dhe të shijosh një pamje ekskluzive të peizazhit. Do të gjeni edhe disa hotele pranë Liqenit Braies, por që janë gjithmonë shumë të kërkuar, kështu që është e këshillueshme të rezervoni më mirë shumë kohë përpara.

 

Si të shkoj në Liqenin Braies

Me makinë: nga autostrada Brenner A22 dalje është Bressanone, pas së cilës ju duhet të përshkruani Val Pusteria për rreth 50 km; pas Monguelfo kthehuni djathtas në Valle di Braies. Ata që vijnë nga Venecias duhet të marrin A27 deri në Belluno, të vazhdojnë për Cortina pastaj Dobbiaco, në semafor të marrin majtas për Val Pusteria deri në Liqenin Braies.

 

Bolzano, jo vetëm tregjet e Krishtlindjeve

Kryeqyteti i Tirolit Jugor është i njohur në të gjithë Italinë për tregjet e saj të mrekullueshme të Krishtlindjeve, por Bolzano nuk është vetëm kjo. Qyteti, posaçërisht i rregullt dhe i organizuar, strehon Katedralen, Portici, tregun e Piazza delle Erbe, Muzeun Arkeologjik dhe një kështjellë të bukur.

Teleferiku i Colle mund t’a merrni nga qendra historike e Bolzanos dhe ju lejon të arrini në qytetin e Colle në vetëm 7 minuta, ku ka kioska, bare, restorante dhe shtigje malore, por mbi të gjitha një pamje e pakrahasueshme e akullnajave dhe Dolomiteve.

post a comment