Top

Tajlande

3 ditë në Bangkok, çfarë mund të shohim?

Udhëtimi ynë nis nga Tirana-Milano-Oman-Bangkok-Phuket-Singapore-Milano-Tiranë. Udhëtimi zgjati 17 ditë. Fluturimi kushtojë afërsit 550 euro vajtje ardhje. Këtu do tregojë vizitën në Bangkok dhe listën e aktraksioneve të cilën mund të shihni në vetëm 3 ditë. Natyrisht 3 ditë nuk janë shumë për një vizitë në kryetytetin tajlandez por si gjithmonë duhet bërë një përgjedhje. Këtu do të lexoni përshtypjet dhe aktraksionet që meritojnë te vendosen në listën tuaj të gjërave për të parë në Bangok.

Fillojmë me informacionin e parë mbi qytetin;  Nëse nuk keni qënë kurrë më parë në Bangkok, duhet të dini që do të gjeni një trafik impresinues. Mbaj mend akoma udhëtimin në tuk-tuk dhe trafikun, smogun, zhurmën e këtij qyteti.

Çfarë mund të shihni në Bangkok?

Grand Palace
Wat Phra Kaew
Wat Pho
Wat Arun
Wat Saket
Wat Benchamabophit
Siam Square
Asiatique The riverfront

Grand Palace, Bangok

Grand Palace, Bangok

 

Kostot e udhëtimit

Akomodimi – Bangok është një qytet i jashtëzakonshëm por të lodh. Të rehatoheni dhe shplodheni në një hotel komod është e rëndësishme. Do të gjeni hotele për të gjithë xhepat. Mesatarisht shpenzohen 25-30 euro nata, me mëngjes të përfshirë. Zgjidhni zonën afër metros ose skytrain. 

Ushqimi – Vendet për të ngrënë në Bangok janë shumë. Do të gjeni street food në çdo qoshe të qytetit, restorante pa fund. Pjata tipike është me bazë orizin. I gatuar në mënyra të ndryshme, i pasuruar me erëza tipike të vendit, si xhenxhefil, kerri dhe speci djegës. Përveç orizit do të gjeni peshk të freskët, noodles, supa dhe insekte të skuqura. çmimet variojnë nga 2-5 euro street food dhe 7-12 euro në restorant.

Transporti – SkyTrain, një lloj metroje që udhëton 6-7 metra sipër qytetit, ju lejon të spostoheni nga njëra anë në tjetrën të qytetit. Kushton 70 cent për një rrugë. Tuk-tuk ose siç i quajmë ne dum-dum 🙂 taxi-të e Bangkok që duhen provuar një herë kanë relativisht një kosto më të lartë se metro. Diskutoni për çmimin përpara se të hypni në tuk-tuk. Zakonisht janë 30 baht për 5 minuta. Kujdes sepse shumë herë e teprojnë me çmimet. Përgjysmoni ofertën tuaj nga ajo që ju ofrojnë.

Sugjerime kosto ditore – 35-50 EURO / DITORE ((Shënime: Kjo është një shumë që përfshin qëndrimin në hotel, ushqimin, trasportin në qytet dhe vizita në muze. Gjithmonë vlera ndryshon në bazë të stilit të pushimeve që gjithsecili kërkon të bëjë!).

Këshilla

1
Bëni një siguracion shëndetsor Ju sugjeroj të nënshkruani një siguracion shëndetsor përpara nisjes. Sistemi shëndetësor i Tailandës, në kundërshtim me atë që mund të mendohet, është ndër më të mirat në Azinë Juglindore dhe të dy objektet si publike dhe private ofrojnë pajisje të shkëlqyera dhe mjekë të përgatitur. Por pa një siguracion shëndetësie strukturat janë shumë të shtrenjta për të huajt.
2
Higjena Qytetet e mëdha janë të gjithë paksa kaotike, por Bangkoku është tërësisht jashtë kontrollit. Kabllot elektrike që varen kudo, gratë që lajnë enët në legena me ujë të pistë në trotuare dhe kanalizimet të ujërave të pista të hapura janë normale në këtë qytet. Lani duart shpesh, dizinfektoni duart, ju kujtoj se uji i rubinetit nuk është i pijshëm.
3
Periudha më e mirë për të udhëtuar Muaji më i mirë për të vizituar Tajlandën është sipas mendimit tonë: Nëntor, Dhjetor, Janar, Shkurt, Mars dhe Prill (megjithëse është mirë të mbani mend se prilli është muaji më i nxehtë i vitit në Tajlandë, nuk është rastësi që pikërisht në këtë periudhë mbahet edhe festivali i famshëm i ujit, Songkran, ose Viti i Ri Tajlandez.
4
Kontradikta Bangkok është kaotik dhe i pistë, sa inovative aq edhe super i avancuar. Është një kryqëzim midis kulturës perëndimore dhe lindore, ku varfëria dhe pasuria jetojnë në kontakt të ngushtë me njëra-tjetrën. Ju mund të gjeni lagje të varfra, fëmijët që luajnë në plehrat dhe pak metra më tutje të befasoheni me pamjen, e një hoteli luksoz me pishinë. Ju mund të udhëtoni në autobusë në kushte shumë të këqija ose të udhëtoni mbi qytet me trenin super modern të SkyTrain. E pra, ky është Bangkok.

My Must Have Guides For Traveling

Everything you neeed to know about traveling.

Sale
Buy for 26.00 24.00
New o
Buy for 27.00
o
Buy for 28.00
o
Buy for 29.00

Çfarë mund të shohim për 3 ditë në Bangkok

 

Grand Palace

Vizita e parë në tre ditët tona në Bangkok nuk mund të jetë veçse Grand Palace. Është një kompleks ndërtesash mbretërore dhe fetare. Ështe vendi ideal për të kuptuar edhe rëndësinë që luan mbreti për tajlandezë. Kujdes, duke qënë se është kaq madhështor ju duhen të paktën 2 orë për t’a vizituar. Të paktën për të vizituar zonat më të rëndësishme. Duke qënë se vizita jonë ishte në nëntor të vitit 2016, gjatë kremtimeve të vdekjes së mbretit, kishte shumë tajlandez të cilët bënin homazh ndaj të ndjerit. Mbaj mënd vapë, dhe radha të papara për homazhet. Megjithatë Grand Palace meriton patjetër një vizitë. Hyrja kushton 500 baht.

 

Wat Phra Kaew

Midis gjërave që meritojnë të shihen në Bangkok në listë nuk mund të mungojë, Wat Phra Kaew, që do të thotë templi I Buddha prej smeraldi. Statuja gjendet gjithmonë në Grand Palace. Wat Pha Kaew, tempulli i Budës smerald, konsiderohet më i shenjti nga tempujt budistë në. Tajlandë. Megjithëse nuk është me të vërtetë një tempull por një kapelë mbretërore e ndërtuar në vitin 1783 për të strehuar statujën e Buddha smerald, imazhi mbrojtës shumë I nderuar dhe respektuar nga populli tajlandez. Statuja e Budës, 66 cm e lartë, nuk është, siç mund ta mendoni, një smerald, por përbëhet nga një bllok i punuar me lodh të gjelbër; duket se daton që nga shekulli i katërmbëdhjetë dhe gjatë shekujve është kontestuar midis mbretërisë së Siamit dhe asaj të Laosit, derisa më në fund e mori në posedim monarkia Tajlandese dhe arriti vendndodhjen e saj aktuale.

Wat Pho, Buddha i shtrirë

Ndonjëherë duket e pamundur që ekzistojnë gjëra të tilla dhe në fakt e kupton që ekzistojnë vërtetë. Kufiri mes madhësisë së besimit dhe madhësisë së mundësive shpesh duket se është një vijë shumë e vogël. Një Buddha i madh i shtrirë dhe i gjithë prej ari një qytet të ndarë mes pasurisë dhe varfërisë ekstreme. Kush e di se çfarë mendon ky simbol i madh besimi, shprese dhe kulture, kur na sheh të shkojmë përpara tij??? është një përvojë e denjë për ta parë. I rrethuar i gjithi nga temian dhe lule, Buda i Madh i Shtrirë të shikon pothuajse i qeshur.

 

Wat Arun

Wat Arun është një vepër arti që meriton të admirohet nga afër. Ështe interesante të shihet nga afër se me sa mjeshtëri është ndërtuar tempulli. Ndodhet në brigjet e lumit Chao Phrayauat, mjafton të merrni një barkë për të kaluar nga ana tjetër. Nisja bëhet në Tha Tien dhe kushton vetëm 3 Bath. Në kthim mund të përfitoni nga rasti, bëni një xhiro më shumë me varkë dhe shijoni pamjet e qytetit nga lumi.

 

Wat Saket

Tempujt në Bangkok siç e kuptuat duke lexuar deri tani janë aktraksionet numër një,  edhe pse në fund të udhëtimit do t’ju duket sikur nuk mbani mënd asnjë në fakt ato janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Mendoj se Wat Sakt ,tempulli i malit te arit do ta mbani mënd fare mirë. Pamja që ju ofrohet nga Wat Saket është me të vërtetë magjike. Wat Sakt ka qënë edhe pika më e lartë e qytetit, edhe pse me ardhjen e gratacelave në shekullin e XX humbi rekordin përsëri ofron një panoramë 360° gradë mbi catitë e qytetit.

Budda i shtrirë, Wat Pho

Chatuchak Weekend Market, Bangok

]

Wat Benchamabophit

Vizita e Wat Benchamabophit, tempulli i mermerit i Bangkok, është padyshim një nga gjërat që duhet të bëni gjatë një udhëtimi në Tajlandë. Tempulli, emri i plotë i të cilit është Wat Benchamabophit Dusitëanaram, është një ndërtesë me bukuri të madhe dhe me rëndësi fetare. I klasifikuar si një tempull i klasit të parë, u ndërtua nën sundimin e King Rama V (1899). Bërdurat e dritareve dhe dyerve janë të pasuruara nga zbukurime ngjyrë ari që dalin në pah nën dritën e diellit, duke krijuar lojëra të ndritshme kontrastesh. Brenda ubosotit, është vendosur statuja më e rëndësishme e Budës në tempullit, Phra Buddha Chinnarat. Statuja është në bronz dhe është bërë në stilin Sukhothai. Buda përfaqësohet me vështrimin e tij të fiksuar drejt pafundësisë në një sfond të bukur blu. Statuja e Budës ka funksionin e ruajtjes së hirit të mbretit Rama V në piedestal.

 

Siam Square

Kur flitet për shooping në Bangkok atëhere emri i duhur është Siam Square. Kjo është zona e qendrave tregtare të mëdha dhe janë të gjithë ngjitur me njëra-tjetrën. Sigurisht ky është vendi i duhur mbi të gjitha për ata që dashurojnë shooping. Konsiderohet si qendra e qytetit, Siam Square nuk është një shesh por një labirint ndërtesash. Këtu do të gjeni lokale, dyqane, tezga, street food bashkë me dyqanet e markave më të mëdha dhe qendra tregëtare luksoze siç ështe Sia Paragon dhe Central World.

 

Asiatique The riverfront

Asiatique ka kombinuar me sukses dy shopping experience  më të njohurat në qytet; night bazaar (jetën e natës) dhe qendren tregtare. Dhjetë minuta poshtë nga stacioni Saphan Taksin BTS ky ish port tregtare është transformuar, me mbi 1.500 butiqe dhe 40 restorante. Çmimet janë pak më të larta se pjesa tjetër e qytetit. Hapet në orën 16:00 ju sugjeroj të shkoni mbas orës 18:00.

0

post a comment