Top

Seychelles

MIRË SE VINI NË GUIDËN E SEYCHELLES

Udhëtimi nis nga Milano me Turkish Airlines. Linja ishte Milano-Stamboll-Seychelles. Zgjat gati 9 orë dhe fluturimi është natën. Bileta kushtoi 470 Euro vajtje-ardhje. Pak a shumë çmimi i biletës është pothuajse me këtë vlerë. Biletën e prenotuam vetëm një muaj më parë. Pushimet i zgjodhëm në janar nga dt 06 – 19 janar 2019. Në fakt periudha ideale për të kaluar pushimet në Seychelles është nga prilli në nëntor. Ne qëlluam në periudhën e shirave por gjithsesi për mua rëndësi ka të jem pranë detit :).

Seychelles janë ideale për kë dashuron qetësinë, natyrën, detin, diellin dhe plazhin me rërë të bardhë. Nëse do me duhet ti gjej një difekt do ishte; çmimet, çdo gjë kushton. Këtu do të sjell disa këshilla dhe informacioni nga udhëtimi im.

Çfarë mund të bëni dhe të shihni në Seychelles

Anse Source d‘Argent
Beau Vallon
Anse Lazio
Curieuse
Anse Georgette
Petite Anse
Praslin
La Digue

Kostot e udhëtimit

Akomodimi -Në Seychelles mund të gjeni Guesthouse ose self catering me çmime 60-100 euro nata. Më lire se 50 euro është vështirë se gjenden. Resortet kanë çmime mbi 150 euro nata. Ju sygjeroj të prenotoni online në booking ose airbnb.

Ushqimi – Restorantet kushtojnë, çmimet janë 30 euro një pjatë spaghetti, peërr t’ju dhënë një ide. Keni shumë vënde ku mund të merrni take away me 5-7 euro. Take away janë pothuajse të njëjtat pjata; baza orizi, mund të jetë me peshk, carry, pulë apo salsa pikante. Një eksprress kushton 4 euro. Një birrë 3-5 euro varet nga vëndi ku uleni. Take away mbyllin herët në orën 18:30.

Transporti – Përsa i përket transportit ju nevojitet një makinë me qira vetëm vetëm në Mahe. Çmimet janë 40 euro dita. Mund të prenotoni edhe në vend. Praslin mund të spostoheni shumë mirë me trasportet publike. Ngasin shpejt por janë të kujdesur. Bileta kushton 50 cent. La Digue është i vogël dhe të gjithë shëtisin me biçikleta, çmimet janë 10 euro dita.

Sugjerime kosto ditore – 120-150 EUR= / Dita (Shënime: Kjo është një shumë që përfshin qëndrimin në hotel, ushqimin dhe trasportin. Gjithmonë vlera ndryshon në bazë të stilit të pushimeve që gjithsecili kërkon të bëjë).

 

Këshilla

1
Bileta avionit Hapi i parë është zgjedhja e biletës. Skyscanner është një nga faqet e internetit për të gjetur një biletë me çmim të arsyeshëm. Nëse fluturimi juaj është me ndalesë merrni parasysh kompaninë Turkish Airlines. Kjo kompani për klientët e saj që kanë një fluturim me ndalesë minimalisht 6 orë orfon një tour falas në Stamboll, është gjitçka e përfshirë: transporrti, mëngjesi, dreka, hyrjet në Santa Sofia dhe Xhamia blu. Çmimi i biletës për Seychelles nuk gjendet pothuajse poshtë 450 Euro.
2
Evitoni restorantet Restorantet kushtojnë, çmimet janë 40-80 euro për person. Mund të zgjidhni take away, në disa pronarët ju sugjerojnë një menu të veçantë. Provoni të kërkoni diçka ndryshe nga ushqimet që shikoni të ekspozuar. Take away që ofrojnë këtë shërbim vetëm për 20 euro personi mund të drekoni ose darkoni vërtetë mirë.
3
Sandflies Janë miza të rërës. Kini kujdes! Këto sandflies nuk shihen, fluturojnë jo më lart se 40-60 cm. Puçrat janë të dukshme vetëm mbas disa orësh dhe japin shumë kruajtje. E vetmja mënyrë për t'u mbrojtur është vaji Johnson, lyhuni shpesh para dhe mbasi të dilni nga deti. Pjesa më e dendur me sandflies është Cot D'or në Praslin.
4
Transporti në ishujt e tjerë Çmimi i transporti me anije nga Mahè-Praslin kushton 50 Euro, Mahè-La Digue=65 Euro, Praslin-La digue=16 Euro. Mund të prenotohen online nga webiste i Cat Cocos. Transferimenti me avion nga Mahè në Praslin blihet online, nëse prenotohet pak kohë më parë kushton 60 Euro vetëm vajtje. Nëse blihet në aeroport nuk kushton asnjëherë më pak se 120 Euro. Ju sugjeroj vajtjen me avion dhe kthimin me traget. Kjo për një përvojë të të dy transporteve. Flututimi nga Mahè në Praslin është vetëm 15 min dhe është me të vërtetë një ekpseriencë e bukur. Kompania e vetme për fluturimin është Air Seychelles.

My Must Have Guides For Traveling

Everything you neeed to know about traveling.

Sale
Buy for 26.00 24.00
New o
Buy for 27.00
o
Buy for 28.00
o
Buy for 29.00

Pushimet 13 ditore në Seychelles

Pushimet në ishujt Seychelles i ndamë; 6 ditë në Mahë (3 ditët e para dhe 3 ditët e fundit), 4 ditë në Praslin, 3 ditë La Digue dhe 3 ditë Mahë.

Intinerari nis nga Mahè, ishulli kryesor i Seychelles. Nga Mahé nisen të gjithë transportet që ju lidhin me ishujt e tjerë. Mbërrijmë në aeroport rreth orës 11 të mëngjesit. Makinën me qira e prenotuam në aeroport me një vlerë prej 40 euro dita. Pagesën e kryem në euro. Pasi marrim makinën nisemi drejt apartamentit me qira të prenotuar me booking. Au cap Self ndodhet pak km larg aeroportit. Apartamenti është i pastër, i vetmi problem është pronarja pak maniake e pastërtisë. Ka një verandë të bukur. Apartamenti ndodhet në brendësi të pyllit. Konteksti përveçse me një pamje të bukur ishte edhe mjaft i qetë. Sapo sistemohemi, veshim kostumin e banjos dhe nisemi drejt palzhit më të afërt Grand Anse. Ndjehësia e ndërrimit të veshjeve në  ishull gjejmë  27 gradë (kujtoj se në Milano u nisëm me një kohë 2-3 gradë dhe ishim të veshur me xhupa kapele dhe shall)

Grand Anse ishte larg vetëm 13 km. Impakti i parë të lë pa frymë, mrekulli, pamja është një parajsë, bukuri tropikale. Kupton se fotografitë që shihnim në internet para nisjes ishin tekstuale. Grand Anse, një km me rërë të bardhë, duket shkretëtirë. Ndodheshim vetëm ne dhe 2 vajza të tjera. Deti ishte me pak dallgë por kjo nuk na ndalojë për të bërë banjon e parë në ishull.

 

Mbas një dreke të shpejtë take away, oriz me carry dhe peshk nisemi drejt W Coast Rd për gati 6 km ku ndalojmë në Anse Polite dhe Anse Lisette. Disa fotografi, banjo në ujrat kristal dhe disa rreze dielli dhe nisemi drejt apartamentit. Siç përmënda edhe në këshillat pak më lart bëni kujdes me oraret sepse mbas orës 17:30 është vështirë të gjeni take way hapur. Të vetmet janë market që qëndrojnë hapur. Të nesërmen nisemi drejt Anse Soleil, dhe Petite Anse. Këtë të fundit duhet të kërkoni leje për të hyrë në Four Season. Ky është plazhi më i bukur i ishullit. është një gji i vogël.   Merrni me vete ujë dhe ushqim, ose mund të drekoni në restorantin e hotelit. Në restorant një pjatë kushton afër 35 euro personi.

.

Mbas Baia Lazare deti është më me shumë dallgë. Anse Takamaka dhe Anse Royale është vështirë për të bërë një banjo mbasi ka shumë rryma të forta.

Duke vazhduar drejt rruga devijon në bregdetiti lindor. Këtu mbasdite plazhet janë në hije dhe zhduken me baticën. Këtu duhet të vini kur është zbatica në mëngjes. Gjithmonë në të njëjtën rrugë do të shihni Anse Royal me ishullin e vogël plot pemë si dhe Anse aux Pins.

 

Gjysmë ditën përpara se të niseshim për në Praslin nisemi drejt Beau Vallon. Nuk ishim larg nga aeroporti prandaj vendosëm të shfrytëzonim kohën për pak plazh. Në Beau Vallon do të gjeni restorante dhe lokale. Këtu rikthehemi përsëri mbas tour tonë 4 ditë në Praslind dhe La Digue. Beau Vallon do të shihni peshkatarë të cilët sjellin peshk pambarim. Nëse doni me gati 150 rupi pjekin peshkun afër detit dhe mund të drekoni në plazh. Ndërsa kush dëshiron një pjatë të ngrohtë afër plazhit janë edhe bankarelat të cilët pjekin peshq të ndryshëm dhe ofrojnë pjata lokale si orizi me shije të ndryshme, perime, peshk apo carry. Restorantet nuk i provuam ndërsa përballë plazhit u ulëm në një nga lokalet për të pirë një birrë.

Ndërsa dy ditët e fundit në Mahè plazhin e kaluam në Port Launay. Ishulli i vogël që duket shumë afër nga bregu L’islette nuk mund të vizitohet sepse ishte marr me qira nga një televizion rus për trasmetinin e një programi reality. Pranë keni barka të cilat kundrej një çmimi bëjnë tour afër ishullit. Gjë që personalisht nuk e e bëra dhe nuk di t’ju informoj mbi çmimet. L’islette në mëngjes mund të arrihet në këmbë për shkak të zbaticës si edhe plazhi i Costance Euphelia Resort. Costance është një nga të pakt resort ku mund të shfrytëzoni plazhin edhe pse nuk jeni klient. Këtu mund të kaloni në mëngjes herët dhe nëse doni të kaloni ditën mbasdite mund të ktheheni me barkat private të cilat i gjeni aty pranë. Ne qëndruam vetëm disa orë. Mahé është një ishull që nuk ka shumë për fjalë. Me makinë kudo të spostoheni do të gjeni plazhe përrallë.

 

“Ishulli Curieuse”

“Sallatë yumy yumy”

 

Aventura e ditës ishte “avioni” që u nisëm për në Praslin. Udhëtimi zgjati shumë pak, 15 minuta. Avioni mbante jo më shumë se 20 veta, është aq i vogël sa nuk ka një derë që ndan kabinën e pilotit me udhëtarët. Një ekpsericë pozitive. Në Praslin zgjedhim Residence Praslinoise, 90 euro dita. Apartamenti ndodhet afër Anse Georgette. Praslin nuk është ekonomik, por si çdo ishull i Seychelles. Këtu nuk morëm me qira një makinë dhe sipas mendimit tim nuk ju nevojitet. Ishulli është i vogël dhe ju garantoj që edhe me autobus arrihet kollaj çdo pikë e ishullit. Ishullin për katër ditë arritëm të shihnim pikat më interesante. Anse Lazio për mua plazhi më i bukur. Nga Anse Lazio për të shkuar në Anse Giorgette zgjodhëm intinerarin në këmbë. Nevojiten 3 orë për të arritur. Në plazh dhe rruga nuk. Është shumë komode e këshilloj për kë pëlqen treking dhe aventurat. Do të kaloni përmes pemëve, kanale, në disa pjesë juu duhet të “zhdukeni” totalisht brenda shkurreve të larta pasi rrugicat nuk duken. Ndryshe për të arritur plazhin ju nevojitet. Të kërkoni kalimin nga Resorti Costance Lémuria. Prenotimin duhet ta beni nëpërmjet një telefonate ose email. Plazhi është shumë i bukur dhe meriton patjetër një vizitë. Ndërsa një gjysmë dite meriton ishulli Curiouse. Në tripadvisor do të gjeni edhe  komentet e mia. Për të shkuar në ishull mund të niseni nga Cote d’or, janë taxi-boats. Diskutoni për çmimin përpara nisjes 20 euro personi vajtje-ardhje. Ishulli është larg 2 km. Kur të arrini në ishull do të paguani 200 rupi taks për person.. Sapo të zbrisni do të shikoni tourtle farm breshkat gjigande. Më pas duhet të ndiqni një shteg pothuajse 45 min në këmbë ku ju shpie në një plazh parajsë. Përveçse mrekulli nuk gjej dot një përshkrim tjetër. Taxi-boat gjithmonë ju lënë në farm tourtles dhe ju marrin në pjesën mbas shtegut. Për orarin vendosni ju. Mendoj se meriton një gjysmë dite. Nëse nuk dëshironi të drekoni me çmimet fikse që ofrojnë në plazh nëpërmjet një barbeque atëherë merrni ushqim me vete.

 

La Digue

Personalisht ishullii më i bukur. Çmimet. Edhe këtu nuk janë ekonomike. Nëse do t’I ribëja këto pushime do qëndroja më gjatë në La Digue. Këtu hynë në një tjetër dimension. Çmimi 110 euro nata. Apartamenti ishte fantastik, me njerëz të mrekullueshëm. La Digue shëtitet me biçikleta. Disa vendalinjë përdorin makina elektrike. Shpesh drekonim në take away Gala,  ka tavolina si jasht edhe brenda. Një tjetër vend i këndshëm për një drekë apo për një kafe dhe ëmbëlsirë është Chez Jules, në Anse Severe vazhdoni gjithmonë drejt derisa mbaron rruga. Meqënëse ra fjala tek kafeja siç përmënda në fillim, nuk mund t’a gjeni askund pa 4 euro.

Për të arritur disa nga plazhet e bukura në La Digue duhet të përgatiteni të ecni nëpër shtegje jo shumë komod për kë nuk është mësuar. Me biçikletë shkohet deri në Grande Anse. Nga aty 15 minuta në këmbë arrini në Petit Anse. Ndërsa Anse Coco duhen përafërsisht 30 min ecje, Këtu deti është gjithmonë me dallgë. Në fund të plazhit Coco ëshjtë një pishinë naturale dhe plazhi këtu është gjithmonë shkretëtirë, pothuajse nuk asnjeri. Merrni ujë dhe ushqim me vete, këtu nuk ka asgjë. Plazhi më i bukur është Anse Source d’Argent. Deti është përrallë,  peisazhi mrekulli, është një vend vërtetë shumë i bukur. Hyrja është me pagesë gati 8 euro ose 150 rupi. Mund. Të hyni dhe dilni gjatë ditës pa proble. Brënda ka disa kioska që ju ofrojnë peshk të freskët ose fruta të shtrydhura. Ky është plazhi më i njohur në Seychelles, plazhi që shihni në të gjitha kartolinat. Shijojeni La Digue jo vetëm Anse d’Argent por të gjithë ishullin që është një parajsë.

.

0

post a comment