Frymëzohu

Shënime

Shtetet

Forum

Top

Madeira

ÇFARË MUND TË SHOHIM PËR 10 DITË NË MADEIRA?

Udhëtimi nis me fluturimin nga Milano-Lisbon-Madeira. Për të mbërritur në ishullin e Madeirës zakonisht nevojitet një ditë e tërë udhëtimi. Fluturimet për Madeira, ato më shumë ekonomike janë pothuajse gjithmonë nga Lisbona ose Porto. Kompania e fluturimit që zgjodha ishte AirPortugal TAP 350 euro vajtje-ardhje.

ÇFARË MUND TË SHIHNI NË MADEIRA

Cabo Girão
Cattedrale de Funchal
Porta de São Lourenço
São Vicente Caves
Porto Santo
Levada do Risco
Praia da Calheta
Porto Moniz

“São Lourenço, pika e fundit”

“Santana, shtëpitë me çati kashte”

 

KOSTOT E UDHËTIMIT

Akomodimi – Ju rekomandoj Funchal si pikë kryesore për akomodimin tuaj. Këtu keni çdo gjë afër; restorante, lungomare ku mund të shëtisni si gjatë ditës ashtu dhe në mbrëmje. Çmimet janë 40/50 euro nata.

Ushqimi – Kuzhina e Funchal dhe ajo e arkipelagut të Madeirës bazohet kryesisht në pjata me bazë peshkun (bakala, merluc, butak) të pjekur ose supë. Prodhim i shkëlqyer është vera, sidomos vera e bardhë dhe roze, të lehta dhe aromatike, ideale për pjatat e peshkut.

Transporti – Makina me qira ose një scooter është padyshim i domosdoshë. Transporti publik nuk shkon në shumë vënde prandaj që të keni lirinë e udhëtimit dhe të shijoni ishullin ju nevojitet të merrni një mjet transporti me qira. Ne zgjodhëm scooter 125 euro për 7 ditë ndërsa makina ishte shumë më e shtrenjtë mbi 280 euro me të gjitha siguracionet. Agjenci për mjete me qira i gjeni gjithandej. Nevojitet patetenta internacionale.

Sugjerime kosto ditore – 60-80 EURO / DITORE (Shënime: Kjo është një shumë që përfshin qëndrimin në hotel, ushqimin dhe trasportin. Gjithmonë vlera ndryshon në bazë të stilit të pushimeve që gjithsecili kërkon të bëjë).

Këshilla

1
Zgjidhni menunë e ditës Drekën zakonisht e kalonim duke ngrënë fruta të vendit që ishin edhe shumë të mira apo diçka të shpejtë në ndonjë bar. Ndërsa për të darkuar zakonisht uleshim në restorant. Mund të gjeni menu fikse për pak euro ose një pjatë të dytë dhe një pije për 15 Euro
2
Scooter vs makinë Nëse mundeni zgjidhni scooter në vend të makinës. Çmimi i makinës me qira është shumë më i lartë se ai ai scooter-it.
3
Trageti Bileta e avionit për t'u spostuar nga Madeira në Porto Santo është mesatarisht 130 Euro dhe zgjat 25 minuta. Biletën e tragetit mund ta bleni online, 50 Euro vajtje/ardhje, udhëtimi zgjat 3 orë.
4
Periudha e duhur Klima është relativisht e thatë gjatë gjithë vitit. Periudha më e mirë peër të vizituar ishullin e Madeirës është nga prilli në tetor

My Must Have Guides For Traveling

Everything you neeed to know about traveling.

Sale
Buy for 26.00 24.00
New o
Buy for 27.00
o
Buy for 28.00
o
Buy for 29.00

Pushimet 10-ditore midis Madeira dhe Porto Santo

Nga aeroporti për në Funchal që është edhe kryeqyteti nevojiten 30 min. Për të përgjysmuar çmimin mund të ndani taksinë me turistë të tjerë edhe pse relativisht trasporti nga aeroporti në qytet kushton pak.

Dita e parë

Sapo mbërrrijmë në hotel, shpenzojmë pak kohë për t’u rifreskuar dhe sistemuar valixhet dhe dalim menjëherë për një shëtitje në rrugët e qytetit si edhe për të darkuar. Këto 10 ditë pushime i ndamë në 3 ditë në Porto Santo dhe 7 ditë në Madeira. Zgjedhim një restorant modest për të ngrënë në rrugën kryesore të Funchal.

Të nesërmen në orën 8:00 kemi tragetin për në ishullin e Porto Santos. Biletat mund të blihen në internet dhe kushtojnë 50-60 euro vajtje-ardhje. Udhëtimi zgjati gati 3 orë. Ishulli është i vogël. Porto Santo është një ishull i vogël në arkipelagun e Madeira. dhe ka një det jashtëzakonisht të bukur. Është një ishull i thatë pa shumë gjelbërim. Ndodhet vetëm një plazh ranor me ngjyrë të artë tej mase të bukur në bregun jugor. Vila Baleira është qyteti më i madh në Porto Santo, i vetmi në ishull. Kaluam 3 ditë në relaks total. Hotelin që zgjodhëm ishte “Hotel Praia Dourada”. Çmimet nuk janë shumë ekonomike duke qënë se ishulli është i vogël nuk ofron shumë zgjedhje. Hoteli ynë ishte modest për te cilin paguam vetëm 80 euro nata. Në këto tre ditë, 2 ditë morëm bicikleta me qira dhe gjysmë dite një scooter. Për bicikletat qiraja kushton 10 euro dita ndërsa për scooterin shpenzuam 50 euro. Ishulli është i vogël dhe me bicikletë mund të pedaloni nga Ponta da Calheta deri në qendrën  e qytetit ku janë gati 6 km në rrugë të drejtë. Pjesa tjetër e ishullit kërkon një fizik më të trajnuar gjë të cilën nuk jua sugjeroj. Porto Das Salemas është një plazh i bukur, por ndodhet nga ana tjetër e ishullit. Mund të arrihet vetëm me makinë ose me scooter. Pjesa deri në plazh bëhet në këmbë dhe nuk është e thjeshtë për të gjitha moshat. Një mbrëmje rastisëm edhe me një festë të qytetit. Kaluam mirë ishte një mbrëmje e bukur, ndryshe nga të tjerat. Përveç muzikës dhe atmosferës së këndshme patëm rastin të shijonim vallet dhe muzikën folklorike dhe të shikonim veshjet tradicionale. Ah dhe mos harroni të provoni edhe bukën tipike të Madeira, normalisht edhe në Porto Santo e Bolo do Cacao.

Dita e tretë

Mbasdite u nisëm për Madeira. Sapo arritëm morëm një taksi dhe u nisëm drejt apartamentit me qira që prenotuam nëpërmjet airbnb Faith Apartment. Apartamenti ishte një zgjedhje e përkryer, harxhuam vetëm 280 euro për 7 netë. Të nesërmen morëm me qira një scooter, i cili kushtonte 125 euro për një javë. Makina kushton më shumë por edhe scooter-i nuk ishte një zgjedhje negative. Rrugët automobilistike  janë në gjendje mjaft të mirë.

Funchal është kryeqyteti i ishullit dhe meriton patjetër një vizitë. Ditën në fakt ia dedikojmë pikërisht kryeqytetit. Vizitojmë Katedralen “Sè”, sheshin kryesor, “Praça do Municipio”, dhe një kishë të vogël me pamje nga sheshi, “Igreja do Colégio”, në të cilën admiruam një azulejos të bukur të shekullit XVII- XVIII. Azulejosit portugezë janë pllaka dekorative të përdorura për të dekoruar kisha dhe ndërtesa civile.

Bregdeti verior është më i egër dhe më pak turistik. Atje gjenden fshatra me shtëpi tipike me çati kashte (casas de colmo) dhe pishina vullkanike të gdhendura në lavë. Pjesa e brendshme e ishullit, në mes të dy bregdeteve, është e pushtuar nga malet, të mbuluara me pyje dhe tarraca për kultivimin e hardhive dhe bananeve.  Kudo ka lule! Skajet e rrugëve janë të përshkruara nga lulet dhe fidanët që duket sikur janë të kultivuar nga kopshtarët, por realisht është shfaqur vetë natyra e egër dhe spontane. Është pothuajse koha e drekës, por ne vendosem të vazhdojmë tour-in, marrim teleferikun dhe ngjitemi deri në Monte, një qytet i vogël në majë të një kodre me pamje mahnitëse të gjirit të Funchalit. Monte njihet për kishën me dy kulla, “Nossa Senhora do Monte“ dhe kopshtet e saj tropikale. Mbas vizitës dhe një dreke të shpejtë rimarrim teleferikun për t’u kthyer në qytetet. Pjesën tjetër të kohës e kalojmë në plazhin “Praia Formosa”.

Shpella në São Vicente

Tezga me fruta vendi, Funchal

Dita e pestë

Sot nisemi për Cabo Girao për të admiruar një nga shkëmbinjtë më të lartë në Evropë. Këtu ekziston një miradouro (belvedere) e vogël nga ku pamë dhe vëzhguam pa fjalë 580 metra që na ndajnë nga një det i thellë blu. Pamja është spektakolare dhe shkon nga perëndimi në lindje të ishullit. Pastaj vendosim të spostohemi brenda ishullit dhe të eksperimentojmë një nga paisazhet e famshme të levadas. Levadat janë kanale ujore me origjinë antropike, me një disagn posaçërrisht për të transportuar shiun e tepërt drejt fushave bujqësore, që shtrihen përgjatë ishullit. Ndalemi për të ngrënë një drekë të shpejtë. Vendosim të spostohemi drejt  Santana. Janë 42 km dhe me scooter ne e përshkruam për gati 1 orë. Sipas mendimiit tim nuk është ndonjë gjë speciale përveç “casas de colmo”. Këto shtëpi me çati prej kashte të thatë që ndodhen në Santana në fakt do ti gjeni në të gjitha broshurat turistike të Madeira. Për këtë arsye mbahen në kushte të shkëlqyera për të tërhequr sa më shumë turistët. Në vitin 2011, UNESCO shpalli ekosistemin e Santanës, një rezervë të biosferës. Santanës i dedikuam shumë pak kohë. Nisemi drejt São Vicente Caves, ku ndodhen edhe shpellat prej llave, të cilat meritojnë padiskutim një vizitë. Nëpërmjet filmimeve 3D shpjegohet perfektësisht se si ka lindur ishulli. Shpella është zbuluar nga banorët në vitin 1855 edhe pse është hapur për publikun në vitin 1996. Vizita udhëhiqet nga një guidë. Zgjati gati 1 orë dhe kushton 8 euro hyrja. Në mbastite vonë kthehemi drejt apartamentit. Darkojmë afër zonës dhe këtu përfundon edhe dita jonë.

 

Dita e gjashtë

Kam harruar t’jua them, por cdo ditë mëngjesi im ishte një ëmbelsirë tipike vendase e cila quhet Queijadas. Ishte padiskutim një ndër ëmbëlsirat e mia të preferuara. Përbërësi  kryesor ishte gjiza. Mund ta gjeni kudo dhe mjaft të shijshme.. Duhet ta provoni J pastaj varet nga shijet e gjithësecilit J. Nisemi drejt Ponta São Lorenço. Për mua ishte pjesa më e bukur e ishullit. Nëse do krijoja një listë me “must to do në Madeira” ky vend zë vendin e parë. Për ta përshkruar nuk gjej dot një fjalë tjetër veçse fantastike. Vizita këtu është diçka që nuk mund të imagjinoni kurrë; nuk mund ta imagjinoni se çfarë ju pret gjatë udhëtimit të gjatë në këtë rrip toke që hyn në oqean i cili nis nga sheshi i makinave deri në pikën ku turistët lejohen të ecin. Ndërkohë, duhet të jeni të përgatitur për të përballuar këtë udhëtim, nëse doni të arrini deri në fund pasi rruga është tejet e gjatë. Megjithëse ajo që natyra i tregon syrit të njeriut është diçka e pakrahasueshme, prandaj bëni këtë “shëtitje” dhe shijojeni. Zgjat pothuajse 3-4 orë. Nëse mundeni mos u nisni vonë. Merrni ujë me vete dhe vishuni komod. Afër fundit të rrugës do të gjeni edhe një lokal, por kuptohet këtu pijet katërfishohen. Ky vend është me të vërtetë i bukur, sugjestiv dhe romantik.

 

Dita e shtatë

Mëngjesi sot fillon me një vrap në Avenida do Mar. Për mua dita nis më mirë dhe sidomos kur vrapoj me këto pamje relaksuese. Lungomare është mjaft e gjatë e vazhdon deri në port, por me një devijim të vogël mund t’a përshkruani deri ne qendrën tregëtare “Forum Madeira”. Nisemi drejt Porto Moniz. Ditën sot ia dedikojmë relaksit dhe plazhit. Porto Moniz është krijuar nga shkëmbinj me origjinë vullkanike: këtu temperatura e ujit është më e ngrohtë se ajo e Oqeanit për shkak të zonës së mbyllur të krijuar falë shkëmbinjve. Mbas drekës (në këtë artikull nuk kam përmëndur shumë restorante kjo për arsyen se drekonim pak si të na rastiste dita; në një lokal, në një pasticeri, ose vetëm një sallatë të shpejtë) nisemi drejt Calheta. Plazhi i Calheta i quajtuar “Praia da Calheta” është i vogël, por shumë i këndshëm. Është ndërtuar me rërën e sjellë nga Maroku. Gjithmonë në Calheta keni edhe muzeun e sheqerit të kanës “Engenhos Da Calheta”. Brënda gjenden makineritë antike të cilat përdoreshin për përpunimin e sheqerit për të prodhuar rum-in dhe poncha (një pije tipike alkolike e Madeira). Një vizitë meriton edhe kisha “Santa Catarina” e cila dodhet afër plazhit  dhe është ndërtuar në vitin 1430. Është një nga monumentet më antike të ishullit.

 

Dita e tetë

Ditën sot ia dedikojmë Chamaca dhe Machico. Nëse dëshironi të mësoni më shumë për këtë ishull kjo është xhiroja e duhur. Ju këshilloj që të visheni mirë dhe me këpucë të rëhatshme. Nisemi drejt Chamaca. Ndodhet larg vetëm 20 km nga apartamenti. Në këtë fshat mund të njiheni me prodhimin e thurjeve së kashtës, e cila është një pjesë e rëndësishme e tregtisë së Madeirës. Pse jo, merrni edhe një suvenir si kujtim! Pastaj, drejtohemi drejt Ribeiro Frio, ku vizituam rezervën lokale të troftës dhe shijuam dhe shijuam edhe panoramën spektakolare. Duhen 45 minuta në këmbë për të arritur deri në kep. Pamja që do të shihni do të t’ju befasojë. Drekuam dhe më pas nisemi për në Machico. Ndodhet vetëm 23 km larg. Mbasditen e kalojmë në “Plaia de Machico”. Rëra edhe këtu është trasportuar nga Maroku. Plazhi është me të gjitha komoditetet, dushe, wc dhe shezllone.

Dy ditët e fundit i kaluam në relaks të plotë në plazh. Duhen edhe disa rreze dielli! J Ky ishte udhëtimi 10-ditor në ishujt e bukur të Atlantikut. Shihemi në udhëtimin e rradhës!

 

.

0

post a comment