Frymëzohu

Shënime

Shtetet

Forum

Top

Jordani

Çfarë mund të shohim për 7 ditë në Jordani?

Udhëtimi për në Jordani nisi nga Milano. Në fillim duhet të dini qe nevojitet viza përpara nisjes. Aktualisht ambasada e Jordanise në Romë njofton se janë duke punuar mbi webiste për evisa për Shqiptarët. Për këtë informacion duhet të shkruani një email ose një telefonatë ambasadës më të afërt me ju. Personalisht vizën e kërkova duke dërguar dokumentat që ata kërkojnë me postë dhe mbas 3 javësh kthyen përgjigje që viza ishte gati. Kushton 67,50 euro dhe e njëjta vlerë është edhe për evisa online. Ok mbas pjesës burokratike kalojmë në pjesën e udhëtimit. Fluturimi që zgjodha ishte Milano-Bukuresht-Amman. Kjo për shak çmimi. Bileta kushtoi 170 euro vajtje-ardhje. Nga Bukureshti drejt Jordanisë fluturon kompania low cost RyanAir. Udhëtimi zgjati gati 3 orë. Përpara nisjes prenotuam një makine me qira. Kompania që personalisht zgjodhëm ishte Monte Carlo Rent a Car. Personeli ishte mjaft serioz, siguracionet ishin të gjitha të përfshira në çmim si dhe makina që na ofruan rezultoi perfekte. Kushtoi 210 euro per 1 javë. E di që çmimi nuk është i lirë por nëse udhëtoni më shumë se dy veta çmimi përgjysmohet 🙂

Çfarë mund të shihni në Jordani

Amman
Jerash
Madaba
Dead Sea
Petra
Wadi Rum
Monte Nebo

“Perëndimi në Dead Sea”

“Pamja nga Panorama Complex”

Kostot e udhëtimit

Akomodimi – Hotelet mund të gjenden edhe me çmime të arsyeshme, por kini parasysh për një akomodim normal, kualitet dhe çmim duhen shpenzuar një mesatare prej 60-70 euro nata për dy persona.

Ushqimi – Një kuzhinë e thjeshtë, ushqime të ngjashme, përdorin gjithnjë të njëjtët përbërës tek pula, orizi dhe mish qengji. Është një kuzhinë me origjinë beduine madje edhe sot (gjë që është mjaft interesante) shumica e pjatave përgatiten me metoda tradicionale gatimi si psh pjekja bëhet duke mbuluar enën me rërë të nxehtë.

Transporti – Shumë turistë preferojnë marrjen me qira të makinave së bashku me shoferin. Personalisht zgjodhëm makinën pa shofer. Makina me qira është e vetmja mundësi për spostimet nga një vend në tjetrin.

Sugjerime për kostot – 130-140 EURO / dita (Shënime: Kjo është një shumë që përfshin qëndrimin në hotel, ushqimin. hyrjet në muze dhe trasportin. Gjithmonë vlera ndryshon në bazë të stilit të pushimeve që gjithsecili kërkon të bëjë.)

 

Këshilla

1
Transporti ajror E vetmja kompania ajrore low cost për momentin është Ryan Air që prej viti 2018. Biletën rezervojeni mundësisht një muaj përpara. Mund të gjendet edhe 150 euro vatje/ardhje nisja gjithmonë nga Italia.
2
Makina me qira Makina me qira është një must, zgjidhni mirë agjencinë e marrjes me qira. Janë gjithmonë arab prandaj ka nga ata që nuk janë të sinqertë, ju kërkojnë pagesa shtesë. Lexoni mirë komentet e agjencive në web
3
Veshja Nuk ju detyrojnë të visheni me bluze apo pantallona me mëng të gjata por jeni në qendër të vëmendjes. Mundohuni të mos ekspozoni shumë pjesë të trupit. Pantallona lino të gjata dhe një tshirt me mëngë të shkurtra janë ok.
4
Harta offline Shkarkoni hartën offline, ekzistojneë shumeë app. Ju nevojitet për zhvendsjet nga një qytet në tjetrin. Senjalistika rrugore mungon në shumë pika.

My Must Have Guides For Traveling

Everything you neeed to know about traveling.

Sale
Buy for 26.00 24.00
New o
Buy for 27.00
o
Buy for 28.00
o
Buy for 29.00

Ditari 7 ditorë në Jordani

Mberrijme ne Amman rreth orës 21:00. Në aeroport na priti agjenti i makines me qira të prenotuar online me kompaninë Monte Carlo Rent Car. Nisemi me makinën tonë një mitsubishi e vogël modeste drejt hotelit. Zgjodhëm Ayass Hotel. Kujdes! Në Jordani hotelet me çmime të ulta nuk janë të pastër L lexoni mirë para se të prentoni. Të nesërmen nisim me një vizitë të shpejt të qytetit të Ammanit. Në fillim shkarkoni aplikacionin maps.me që funksionon mjaft mirë offline. Qytet i Ammanit është qytet kaotik. Jo shumë i pastër :(. Në qendër do të gjeni bankarelat dhe dyqane bazar. Një ditë është mëse e mjaftueshme. Meriton një vizitë Teatri Roman, Citadella dhe Xhamia Re Abdullah. Konsumoni ushqime që shesin përgjatë rrugës, jo në restorante. Ushqimi është i mirë, plot me erëzat e tyre 🙂

 

Udhëtimi ynë vazhdon drejt Petrës. Nisemi rreth orës 14:00 nga Amman. Rruga zgjati gati 3 orë. Bëni kujdes rrugës. Një pjesë e madhe e “autostradës” është në punim e sipër. 50 km e fundit ne zgjodhëm rrugën e vjetër për Petra (jo rrugën e re). Është shume sugjestive. Hotelin që zgjodhëm ishte Sunset hotel. Vetëm 200 m nga hyrja e Petrës. Kujdes edhe nga prenotimet online shumë në Booking kanë feedback pozitive por realisht janë në gjendje të mjerushme. Ne prenotuam direkt në hotel. Petra është një vend shumë turistik. Meriton minimalisht 1 ditë të tërë për t’a vizituar. Normalisht nëse keni edhe fizikun e duhur. Vizita nis rreth orës 8 të mëngjesit. Bileta për të vizituar Petra për ne që nuk bëjmë pjesë tek JordaPass është 50 dinar dita ose 60 për dy ditë. Vishuni komod dhe merrni ushqim me vete. Brenda ka një restorant që ofron vetëm një menu fikse për 17 dinar. Nga hyrja deri tek manastiri që është pika e fundit duhen 4 orë. Llogarisni kohën e kthimit. Mbyllja është në orën 18:30. Petra është një mrekulli, të mahnit sapo hyni. Kalimi (që quhet Siq) deri tek pika e parë Thesari- Al Khazeh është mahnistse, spektakolare. Është e lartë 40 m, totalisht e dekoruar me kapitele Corinzi, frize, figura etj. Thesari ka një urnë në qendër që sipas një gojëdhëne brenda ndodhet Thesari i Faraonit. Funksioni i këtij monumenti mbetet sot e kësaj dite një mister, ekspertët mendojnë se është ndërtuar në shekullin e parë para Krishtit. Atje gjendet edhe kisha bizantine që meriton patjetër një vizitë. Do të shikoni një pjesë të dyshemes e cila është në origjinalitetin e saj. Kolonat dhe mozaikët dhe kapitelet janë ruajtur perfektsisht. Teatri është gërmuar në shkëmb buzë kodrës së Sakrificës. Teatri është krijuar në 3 rreshta të ndryshme të ndara nga pjesë kalimi. 7 shkallë të çojnë në auditorium. Teatri mbante rreth 4000 spektatorë. Pjesa mbarapa skenës është rindërtuar nga Romanët dhe është i vetmi teatër në botë i gdhendur në gur.

Rruga drejt manastirit është ajo pak më e vështirë dhe më e gjatë. Siç thash në fillim duhet të jeni pak të trajnuar. Lodhja dhe ecja drejt manastirit ia vlen. Kjo është një nga monumentet më të mëdha në Petra, 47 metra e gjerë dhe 48.3 metra e lartë.  Pjesa e brendëshme përbëhet nga dy pjesë për tu ulur në të dyja anët dhe një altar që mbështetet në murin e pasëm.  Kjo hapësirë ​​përdorej si Biclinium për mbledhjet fetare.  Manastiri daton në shekullin e dytë pas Krishtit, gjatë mbretërimit të mbretit Rabel II. Dhoma kryesore u përdor më vonë nga të krishterët si një kishë dhe gdhendën disa kryqe në muret e pasme.  Nga këto mbetje, mori emrin Manaster.

Këto janë disa monumente të cilat mund të vizitoni, por ju sugjeroj të merrni një guidë. Ekzistojnë orare dhe çmime të ndryshme.

 

“El Khasneh, Thesari, Petra”

Dalim nga Petra rreth orës 18:00. Drejtohemi drejt hotelit për një dush të shpejt. Vendosim të darkojmë në restorantin “My Mom’s Recipe Restaurant” afër hotelit edhe sepse në orën 20:00 kemi prenotuar Petra by night. Restoranti ishte një zgjedhje e TripAdvisor dhe si i thonë qëlluam në shenjë. Kuzhina është tipike beduine. Pilafi nuk mungon por çdo gjë rezultoi mjaft e shijshme. Mbarojmë darkën dhe nisemi drejt hyrjes për në Petra. Rruga al Siq është e ndriçuar e gjitha me qirinj në të dyja anët e rrugës deri në al Khazneh (thesari). Në pjesën përpara thesarit është e gjitha e mbushur me qiri të ndezur dhe shtruar me qilima për tu ulur. Spektakli konsiston në një muzikë të luajtur në fllaut dhe këngë tipike beduine. Në fund ndriçojnë fasadën me ngjyra të ndryshme. Sipas opinionit tim nuk ja vlen vizita, përdorni 17 dinar për diçka tjetër. Ndërkohë touri Petra by night duhet ta pêrshkruani në këmbë  nga al Siq deri tek al Khazneh që janë 6 km ikje-ardhje. Për ne nuk resultoi një efekt woooow :). Megjthatë zgjedhja është e juaja.
Për ne dita përfundoi këtu të lodhur të rraskapitur por të lumtur. Neser na pret një tjetër ditë, destinacioni Wadi Rum. Naten e mirë!

 

Nisemi në mëngjes drejt Wadi Rum rreth orës 7:00 të mëngjesit. Guida që zgjodhëm ishte Rum stars. Takimi ishte në Wadi rum village në orën 9:30. Zgjedhja e guidës tonë përfshinte një ditë dhe një natë në shkretëtirë. Çmimi është 65 dinar për person. Nisemi me një jeep për tour tonë në orën 10:00. Ndalesa e parë është në malin Lawerence spring qendra e një burimi të vogël uji. Vazhdojmë udhëtimin tonë në ndalesën e rradhës; dunë rëre (si një kodër e vogël prej rëre). Pamja në majë është një mrekulli. Një tjetër ndalese canyon që është edhe ndarja me Arabin Saudite. Pak metra më tej gjendet The little bridge. Një pjesë shkëmbi në formë ure. Peisazhi që ofrojnë shkëmbi dhe rëra e kuqe është një spektakël ngjyrash i mrekullueshëm. Vështirë mos dashurohesh me këtë vend. Ora 13:00 ulemi për drekë poshtë një shkëmbi. Dreka ishte modeste dhe Selim djali I guidës tonë na përgatiti një caj të bërë në moment me shije salvia.Falenderuam Salem në gjuhën e tij Shukram,  pushuam një orë dhe rinisëm udhetimin drejt Mushroom rock 🙂

Burda rock bridge. Ka shunë vënde Ku duhet të ecni në këmbë. Janë peisazhe që të mbeten në mendje. Shkretëtira është e ndarë në tre ngjyra. Pjesa e kuqe, e bardhë dhe kafe.
Baduin dam janë rezervuarë 6 m të thellë dhe 5 m të gjerë të krijuara nga beduinët. Këto janë krijuar rrëzë maleve për të mbledhur ujrat e shirave. Rezervuarët qëndrojnë gjithmonë 5 metra me ujë. Uji i mbledhur përdoret për kafshët. Janë rreth 1000 të tilla në të gjthë shkretëtirën.

Ndalesa e fundit për sot ishte pamja e perëndimit në Wadi rum. U ngjitëm lart shkëmbit për të shijuar momentet e perëndimit, ndërkohë na servirën edhe një çaj të ngrohtë. Drejtohemi drejt kampit. Qëndra është në gjendje perfekte dhe e organizuar shumë mirë. Do të gjeni të gjitha kushtet ajo që është më e bukur është nata ne mes të shkretëtirës dhe spektakli i yjeve që të dhuron është e paparë ndonjëherë. Ishte një eksperiencë jashtë çdo prespektive. Një ditë si kjo do ta ripërsërisja edhe 1000 herë të tjera. Nëse shkoni të vizitoni Jordaninë tourin në shkretëtirë do t’ja u sugjeroj si një must 🙂

 

aaaaaaaaaaaa

“Pilafi me bukë arabe”

“Birra Jordanisë ”

Ora 7:00 bëjmë mëngjesin dhe kthehemi drejt Wadi rum village. Rimarrim makinen tonë dhe nisemi drejt udhëtimit të rradhës Dead Sea. Rruga drejt Dead Sea navigatori do t’ju sugjerojë një rrugë tjetër ndërsa unë ndoqa një tjetër të cilën na e sugjjeroi një vendali. Nga Wadi rum village ndiqni për Petra. Nga Petra shkoni për në Bedwan village. Rruga është përrallë. Vazhdoni drejt deri në fund të rrugës kthehuni majtas, ndiqni për Wad Arab. Shkoni deri në fund të rrugës (një pjesë rruge është e asfaltuar dhe e re ndërsa pjesa tjetër është në gjendje të mirë por gjithsesi ecni ngadalë ) kthehuni majtas për Dead Sea. Rrugës ndaluam sapo fillon Dead Sea fshati i parë që shihni djathtas, bie në sy sepse janë shumë dyqane buzë rruge që shesin materiale ndërtimi diku aty bëjnë bukën arabe me farafell, humus, patellxhana, sallate që është formidable dhe vetëm 1 dinar për dy panine :). Vazhdoni drejt për pak km në të djathtën tuaj është tabela për Panorama Dead Sea. Hyrja është 2 dinar për të huajt. 4 dinar një kafe. Por ju sugjeroj te bëni një ndalesë këtu, pamja që ju dhuron është unike. Jemi të lodhur, por si të gjitha ditët, të lumtur, çdo peisazh i këtij vendi të lindjes na dhuron emozione. Nisemi drejt hotelit, peisazhi merr ngjyra të tjera. Rruga për në Madaba ku ndodhet dhe hoteli është në një kontekst jeshil. Hoteli që zgjodhëm është Town of Nebo hotel. Zgjedhja më top e pushimeve. Do ta quaja më shumë një vilë familjare se sa hotel. Konteksti është fantastik. Ndodhet pak km nga qendra e Madaba. Pronari është një person simpatik, flet një anglishte të rrjedhshme dhe të mirë. Ambientet janë të thjeshta. Mbas dëshirës mund të darkoni në hotel. Ushqimi është jo vetëm i mirë, por mbi të gjitha është zero km. Çdo gjë e prodhuar nga kopshti dhe bagëtia e tyre. Mbas darkës dhe një bisede me të zotët e “shtëpisë” tërhiqemi në dhoma për të fjetur.

 

Sot na pret një tjetër ditë. Mëngjesi është një nga surprizat e ditës. Perfekt, qumshti i freskët dhe kafeja top e cila më mungoi gjatë këtyre ditëve. Kafeja në fakt nuk është në traditën e vendeve të lindjes. Nisemi drejt Jerash. Gati 60 km larg. Mberrijmë rreth orës 11:00. Hyjmë në parkun arkeologjik, hyrja është 10 dinar. Meriton një vizitë. Vizita zgjat gati një orë. Teatri roman është shumë i bukur. Mbas vizitës nisemi drejt Dead Sea. Si mund të humbnim perëndimin e diellit?!! E vetmja mënyrë për të bërë një banjo është ose prenotimi në një nga hotelet buzë detit ose Amman beach, 20 dinar hyrja. Kushtet janë minimale, por mbasi të laheni në det duhet të shplaheni menjëherë në ujë të ëmbël. Për ne ishte vonë për hyrjen ne Amman beach ,vendosim të ecim afer detit. Keni zona ku mund të parkoni dhe të shijoni perëndimin. Është mrekulli. Besoj se është një nga perëndimet më të bukur që kam parë ndonjëherë. S’kisha të ngopur duke parë dhe duke fotografuar madje edhe filmova një pjesë. Kthehemi drejt hotelit ku edhe darkuam.
Zgjohemi rreth orës 8:00. Ditën sot ia dedikuam Dead Sea. Amman beach nuk vlen çmimi 20 dinar, por për kë vjen për herë të parë e kuptoj që është një emocion të qëndrosh në sipërfaqe të detit pa notuar. Plazhi është pa kushte, ndërsa nga ana tjetër që ndodhet Israeli ofron kushte optimale dhe hyrje falas. Dalim nga Amman beach rreth orës 15:00. Nisemi drejt Site of Baptist. Hyrja është 12 dinarë. Vizita zgjat një orë. Sugjeroj vizitën për kë është shumë besimtar. Kthehemi në rrugën Dead Sea. Vendosim të drekojmë edhe pse ora është 17:00 në Panorama complex. Nuk është e lehtë të gjeni restorante afër zonës. Siç përmënda dhe pak më lart mos humbisni perëndimin në Dead Sea. Vendosim të qendrojmë pak më gjatë në Panorama complex si edhe për të shkruar shënimet e ditës tonë. Ketë herë vendosëm të shohim perëndimin e diellit nga lart malit. Zbresim pak km nga Panorama complex. Pamja êshtë e magjishme. Rrugët janë plot me vendalinjë. Në çdo majë të malit shihen njerëz të cilët zenë vendet për të shijuar këtë spektakël ngjyrash që rrallë herë mund të shihni. Kthehemi drejt hotelit. Fares pronari i hotelit na ofroi edhe darkën me ushqimet lokale. Një ndër pjatat e ofruara ishte shumë e ngjashme me boroninë tonë. Vetëm se orizin e servirin të ndarë dhe boronia ishte pak pikante. Për herë të parë provova edhe birrën e Jordanisë, ishte e mirë! Ora është 23,30 tërhiqemi në dhomë për të fjetur.
Dita e fundit. Zgjohemi rreth orës 9:00. Në fakt e nisëm ditën me qetësi. Mbas mëngjesit nisemi drejt Monte Nebo. Vetëm 3 km nga hoteli. Vendi meriton. Hyrja është 2 dinar për person. Bazilika ruan pjesët më të vjetra të gjithë kompleksit. Hyrja dhe prezbiteria datojnë që nga 597. Në kopsht do të gjeni edhe ullirin e mbjellur nga Papa Giovanni Paolo II në vitin 2000. Peisazhi që dhuron Monte Nebo është po aq madhështor sa të gjitha pikat panoramike. Mbas vizitës drejtohemi për një xhiro në Madaba. Vetëm 8 km larg. Qyteti ka një qendër të vogël. Shpenzuam kohë duke u ndalur në dyqane për të blerë disa suvenir. Një drekë të shpejtë, restorantin nuk po e përmend sepse ishte një zgjidhje e gabuar por koha në dispozicion mbaroi. Nisemi drejt aeroportit.

Jordania është një vend i mrekullueshëm. Vështirë të mos dashurohesh me peisazhet, natyrën, ngjyrat, detin, ushqimin e këtij vendi. Duhet thënë se janë njerëz bujar, dhe mikëpritës. Nëse zgjidhni të vizitoni Jordaninë shijojeni në gjithçfarë kjo tokë ju ofron. Lexohemi në udhëtimin e rradhës :).

 

0

post a comment