Frymëzohu

Shënime

Shtetet

Forum

Top

Izrael

Izraeli: Udhëtimi në Tokën Biblike, Tokën e Premtuar

Udhëtimi ynë nis nga Milano-Teal Avis me Ryan Air. Bileta kushtojë 80 euro vatje-ardhje. Për të vizituar Izraelin vizituar Izraelin nuk nevojitet një vizë për shtetasit shqiptarë. Në pasaportë nuk vihet asnjë vule si në hyrje dhe në dalje nga shteti Izraelit. Periudha e udhëtimit tonë është nga data 16-24 nëntor 2017. Këtu do të lexoni një kronikë të përditshme të një udhëtimi përmes historisë, religjionit dhe emocioneve. Pas disa këshillave dhe vëndeve të cilët ju sugjeroj të vizitoni nëse jeni duke planifikuar një vizitë në Izrael, më poshtë do të gjeni të detajuar edhe vizitën tonë ditë pas dite.

Aeroportet janë pothuajse të gjitha “jo-vende”, por hapësira të papërcaktuara që shërbejnë vetëm për të transportuar dhe të shpërdajnë materiale dhe njerëz. Ai i Tel Avivit nuk ndryshon: modern në strukturën e tij arkitekturore, ofron një hyrje të këndshme, të depersonalizuar, i një vendi që zbulohet të jetë me një personalitet shumë të fortë dhe kontradiktor. Kontrollet në hyrje janë standarde: nuk ka dyshim për ata që vijnë nga Shqipëria dhe kontrolli i pasaportës është i shpejtë.

ÇFARË MUND TË SHIHNI NË IZRAEL

Eliat
Jeruzalem
Tel Aviv
Masada
Deti i Vdekur
Betlemme
Jaffa Old City
Mali i Ullirit

“Dy hebre në Old city Jeruzalem”

“Via Dolorosa, Jeruzalem”

Kostot e udhëtimit

Akomodimi -Siç mund ta imagjinoni, në Jeruzalem, hotelet janë të shumta dhe të ndryshme, ndërsa çmimet ndryshojnë rrënjësisht nga një strehim në tjetrin; në përgjithësi çmimet mesatare në Jeruzalem për një dhomë dyshe fillojnë nga 60-75 euro nata deri në 130 euro për hotele në qendër. Një zgjidhje e mirë nëse jeni shumë, mbetet ajo e marrjes me qira të një apartamenti. Hotelet me çmime mesatare janë: City Center Jerusalem, Shamai Suites.

Ushqimi – Në Izrael ushqimi është shumë i mirë. Keni një zgjedhje të gjerë të restoranteve, më të mirat janë ato arabe ku mund të shijoni antipasta si hummus që është shumë e shijshme, salcat të ndryshme me bazë kosin dhe patëllxhanin. Mishi ashtu si dhe falafel, byreku dhe verërat izraelite janë të shkëlqyer.

Transporti – Përsa i përket transportit personalisht nuk kishim nevojën për të marrë një makinë me qira. Transporti publik është perfekt, mund të spostoheni pa problem në çdo anë të Izraelit. Makina ju nevojitet vetëm eksluzivisht nëse doni të shkoni në Nazareth.

Sugjerime kosto ditore – 80-120 EUR Izraeli nuk është Tajlanda, të flasësh për një udhëtim low cost duket paksa e vështirë. Por që me pak kujdes mund të optimizoni udhëtimin tuaj. Kostoja e jetesës është e lartë. Çmimi i hoteleve, nëse zgjedhni hotelet nën 60 – 70 € rrezikoni të gjeni veten në një hotel jo të pastër dhe me shërbim të dobët. Ngrënia në një restorant ka një kosto 25-30 euro për person, ndërsa makina me qira kushton 30-35 euro dita përfshirë siguracioni total. (Shënime: Kjo është një shumë që përfshin qëndrimin në hotele, shtëpi me qira, muze dhe trasportet. Gjithmonë vlera ndryshon në bazë të stilit të pushimeve që gjithsecili kërkon të bëjë.) Udhëtimi im kushtojë 1000 euro përfshirë biletën dhe ishim 4 persona.!)

Këshilla

1
Shabbat Shabati përfshin mbylljen e shumë aktiviteteve: restoranteve, muzeve, transportit, në veçanti. Fillon të premten mbas perëndimit të diellit deri të shtunën në darkë.
2
Izraeli; siguria në vend Pyetja e parë që lind përpara një udhëtimi në Izrael është se sa e sigurt është të shkosh atje. Përgjigjja padyshim nuk është e thjeshtë: ndoshta nëse do të prisni momentin e duhur, paqen absolute për ta vizituar, atëherë rrezikoni të mos shkoni kurrë Izrael. Sidoqoftë,personalisht nuk u ndjemë kurrë në një situatë të pasigurt.
3
Periudha e duhur Nuk ekziston një periudhë ideale për të vizituar Izraelin Gjithçka varet nga rajoni që doni të vizitoni pasi ndryshimet klimatike midis Veriut dhe Jugut janë shumë të ndryshme. Periudha më e mirë sipas mendimit tim është pranvera dhe fillimi i vjeshtës.
4
Shkarko hartën offline Tabelat e rrugëve dhe rrjeti rrugor në Izrael janë pothuajse të shkëlqyera. Por nëse nuk keni një ofertë për lidhje me internetin ju sugjeroj të shkarkoni hartën offline.

My Must Have Guides For Traveling

Everything you neeed to know about traveling.

Sale
Buy for 26.00 24.00
New o
Buy for 27.00
o
Buy for 28.00
o
Buy for 29.00

Ditari 10 ditë në Izrael

Pas daljes nga aeroporti, marrim një taxi dhe nisemi drejt aeroportit tjetër për të marr fluturimin drejt Eliat. Zgjedhja për në Eilat është për të marrë pjesë në maratonën Eliat Deset Marathone. Nga aeroporti internacional për t’u spostuar në aeroportin tjetër të Teal Aviv i cili është për fluturimet brenda shtetit janë 28 km. Në aeroportin Sde Dov, nuk e di për cilën arsye por kanë kontrolle shumë të rrepta. Kontrolle pa fund, pyetje nga më të çuditshme, një situatë pak e çuditshme. Menduam se humbëm avionin por kontrollorët kishin llogaritur perfektësisht orarin, më në fund ulemi ne vendet tona. Mbërritja në aeroportin e Eliatit, ishte një “surprizë”. Avioni u ul në një aeroport modest në qender të qytetit. Fluturimi zgjati vetëm 45 minuta. Aktualisht thuhet se ky aeroport në qender të qytetit është mbyllur.Drejtohemi drejt hotelit tonë modest. I vogël, i pastër dhe shumë i thjeshtë. Për ne ishte zgjedhja ideale sepse ishte thjesht 5 minuta në këmbë nga nisja e maratonës në orën 6 të mëngjesit ditën e nesërme si dhe afër plazhit dhe qendrës. Eliati, ky qytet i Izraelit është vendi perfekt për të pushuar. Me një temperaturë të ujit që shkon nga 21 gradë në shkurt deri në 25 në verë. 352 ditë me diell në vit, Eliat është ideale për pushime në çdo moment. Të nesërmen sipas orës tonë 4,30 bie zilja dhe në orën 5,30 të mëngjesit ishim përapra nisjes së maratonës. Një nga ekpseriencat më të bukura të jetës time. Eliat desert maratone e cila organizohet çdo muaj nëntor të vitit nuk është vetëm për sportistë të vërtetë. Mund të marrin pjese edhe mama me fëmijët e tyre. Janë ecje 5 km në shkretëtirë të organizuar në mënyrë perfekte, në një siguri të plotë dhe një argëtim që s’ka kufi. E ndjej t’jua sugjeroj patjetër këtë eksperiencë.

Mbas maratonës kaluam 2 orë në plazh një drekë të shpejtë dhe marrim autubosin drejt Jeruzalemit. Kujtoj që mbasdite të premte fillon shabbat dhe nuk ka më linja autobusi për t’u spostuar gjëkundi deri të shtunën mbasdite. Nisemi rreth orës 13 për Jeruzalem, udhëtimi ishte perfekt, zgjedhja më e mirë që mund të bënim. Autobusi linja 421 lidh pikërisht Eliat me Jeruzalem dhe zgjat përreth 4 orë. Udhëtimi ia vlen për pejsazhin që të ofron, kalohet përmes shtigjeve të mrekullueshme të shkretëtirës që ndryshojnë me formacione shkëmbore me gur ranor të kuq që duket sikur marrin jetë ndërsa kalojmë aty pranë. Spektakël. Vazhdon me shfaqjen e brigjeve të detit të vdekur, 400 metra nën nivelin e detit konsiderohet edhe pika më e ulët në tokë. Mbërrijmë në Jeruzalm rreth prës 17,30. Marrim një taksi dhe nisemi drejt aparatamentit tonë. Zgjedhja jonë ishte 2Bdrs ëith garden-great loacation, në airbnb, ndodhej në david Siton Square, 750 euro për 7 ditë. Apartamenti ndodhet jashtë qytetit të vjetër, 3 km nga Porta e Damaskut, një lagje e qetë. Vendosim bagazhet në dhomë (apartamenti është i madh dy dhoma gjumi me banjo private dhe një sallë me kuzhinë perfekte) pastaj dalim për të ngrënë diçka. Ora është rreth 9.30 e mbrëmjes, dhe ne vendosim të dalim dhe shkojmë në Qytetin e Vjetër. Darkuam diku pa shumë pretendime pasi është shabbat dhe shumë restorante, dyqane, lokale janë mbyllur.

Erëza të ndryshme në tezgat, Jeruzalem

Mahane Yehuda Market, Jeruzalem

Jerusalem: Qyteti i Vjetër dhe Muri Perëndimor të Vajtimit

Të nesërmen në mëngjes bëjmë një përpjekje për të arritur në Sheshin e Xhamive, gjendet gjithmonë brenda Qytetit të Vjetër. Mbrëmë na thanë se mund të vizitohej në mëngjes. Në të vërtetë, në hyrje gjejmë dy ushtar izraelit të armatosur plotësisht, të cilët na tregojnë se sot është e mbyllur për kë nuk është musliman dhe se do të mund ta gjenim hapur atë nesër në mëngjes përpara orës 11. Më pas, shkojmë për të pirë një kafe turke në një bar në zonën muslimane dhe vendosim të shkojmë në Muzeun Izraelit, disa kilometra në lindje të qytetit të vjetër. Mund të arrihet duke ecur brenda një parku, ku gjendet edhe manastiri ortodoks i Kryqit të Shenjtë, muret e para të të cilit janë ndërtuar në shekullin e gjashtë. Sigurisht që ja vlen ta shihni: sipas legjendës, këtu u rrit pema nga e cila u krijua Kryqi i Shenjtë; atmosfera është e bukur dhe këtu jemi jasht perimetrit të xhirove turistike.

Në Israel Museum do të shohim me kujdes ekspozitën në lidhje me gjetjet në Qumran, duke filluar nga viti 1947, nga Shkrimet e Detit të Vdekur, të cilat datojnë në periudhën ndërmjet shekullit të 3 para Krishtit dhe i pari mbas Krishtit dhe përfshijnë, ndër të tjera, dorëshkrimet më të vjetra të zbuluara deri më tani nga shumë fragmente të Biblës hebraike. Kjo zonë e muzeut është shumë e bukur edhe nga pikëpamja arkitektonike. Mund të shikoni edhe ekspozitat e përkohshme (mjaft interesante i përket veshjeve të realizauara nga stilistë izraelitë) si dhe gjetjet arkeologjike të gjetura në tokën e Izraelit nga neolitit e tutje.

 

Në mbrëmje, ka pak njerëz dhe rrugicat janë të qeta. Vazhdojmë të ecim deri në pikën e kontrollit (check point) që shënon hyrjen në zonën hebraike. Kontrolli i sendeve personale është i shpejtë dhe kalon nën një detektor metali. Menjëherë pas hyrjes në pjesën hebraike, atmosfera ndryshon plotësisht. Është plot njerëz; vetëm pak metra dhe ne arrijmë menjëherë në Murin e Vajtimit. Në praktikë, është një shesh katror prej rreth 100 metra në secilën anë; meshkujt janë të renditur në të majtë, femrat në të djathtë.

Për t’iu afruar Murit, burrat duhet të mbulojnë kokën me një kippah që gjejnë në një shportë aty pranë dhe të cilën e ri-kthejnë në dalje. I afrohemi Murit. Në total, gjenden disa qindra njerëz; shumë janë në këmbë, shumë të tjerë duke bërë përkulje të shkurtra ritmike, disa duke prekur muret dhe duke futur copa letre të shkruar mes gurëve të mëdhenj. Ne gjithashtu prekëm murin; askush nuk i kushton vëmendje qasjes sonë, por atmosfera kërkon heshtje dhe respekt. Në anën e rezervuar për gratë, një hebre besnike qante me hidhërim: shpresojmë që Muri t’i japë ngushëllim. Në të majtë të Murit, ka një korridor të gjatë plot besimtarë dhe me shumë libra në mure. Dalim  jashtë. Pas murit ndodhet një zonë arkeologjike me stola ku ndjehet një ajër krejtësisht “laik”. Ndalemi për të pushuar pak. Kur kthehemi mbrapsht për të kaluar pikën e kontrollit që na kthen në zonën muslimane (pa kontrolle), tashmë është natë. Ecim për rreth një orë në rrugicat e qytetit të vjetër, dalim nga porta e Damaskut dhe shkojmë të flemë.

Sheshi i . Xhamive, Haram al-Charif

Muri i Vajtimit

Dita e katërt, e diel – Në Qytetin e Vjetër, në rrënjët e krishtërimit

Ditën tjetër zgjohemi me qetësi dhe nisemi drejt Portës së Damaskut. Në këmbë nga apartamenti ynë janë gati 3 km, normalisht vendosim t’a përshkruajmë në këmbë. Menjëherë pas Portës së Damaskut, hyjmë në zonën muslimane të Qytetit të Vjetër. Këtu atmosfera në pjesën arabe është krejtësisht e ndryshme nga mbrëmja e mëparshme. Rrugët janë të mbushura me tezga dhe me shumë dyqane të vogla që shesin pak nga çdo gjë: nga sende për turist deri tek perimet. Ka kaq shumë njerëz sa që është e vështirë, në disa vende, të ecësh. Ecim përgjatë Rugës Dolorosa, duke ndjekur rrugën që, sipas traditës, ishte rruga që bëri Krishti duke mbajtur kryqin drejt martirizimit të tij. Në fund, është Bazilika e Saint-Sepulcre, Varrit të Shenjtë. Është e mbushur me njerëz, e mbushur me grupe pelegrinësh nga të gjitha kombësitë. Brenda perimetrit të tij besohet se ka qenë pikërisht si vendi ku u kryqëzua Jezu Krishti ashtu edhe vendi ku është gërmuar shkëmbi dhe më pas është varrosur. Për të zgjidhur mosmarrëveshjet shekullore mes besimeve të ndryshme të krishtera (ortodokse, katolike dhe armene), çelësat që hapin bazilikën mbahen, që nga koha e Saladinit, nga një familje e rojtarëve të besimit mysliman. Menjëherë pas kësaj e vetmja hyrje është Guri i Vajosjes, ku besohet se trupi i Krishtit u përgatit për varrim. Përshtypja jonë personale, turma e madhe e turistëve e shkrin pothuajse tërësisht shenjtërinë e vendit.

 

Në drekë, zgjedhim një vend brenda zonës arabe. Këtë herë cilësia është e dobët dhe çmimi nuk është veçanërisht ekonomik. Me sa duket është e vërtetë ajo që thonë vendalinjtë: që të hani dhe të fleni mirë me çmime ekonomike është më mirë të dalësh jashtë qytetit të vjetër. Pasdite vizitojmë Kështjellën e Davidit. Hyrja ëahtë më pagesë. Brenda është një pikë vëzhgimi ku mund të shikoni të gjithë Qytetin e Vjetër dhe rrethinat e tij, me shumë indikacione të vendeve; Ndodhet gjithashtu një muze interesant për historinë e Jeruzalemit, që nga antikiteti deri në ditët e sotme, shumë i mirëmbajtur dhe me shpjegime në anglisht.Në darkë ne zgjodhëm edhe spektaklin e dritave që realizohet brenda mureve. Ishte një eksperiencë e këndshme. Pastaj përshkruajmë Cardo Maximus, i cili ndan zonat e krishtera dhe armene të qytetit (në perëndim) nga zonat muslimane dhe hebraike.

 

Në mbrëmje, dalim dhe shkojmë në lagjen që, sipas një miku nga Jerusalemi, është një nga qendrat e natës në Jerusalem. Afër Museum Gush Katif do të gjeni disa lokale, një zonë pak e njohur nga turistët por mjaft e frekuentuar nga të rinjtë e Jerusalemit. Ne zgjodhëm Joseph Burger bar, një vend i vogël por i këndshëm. Gjithçka ishte e mirë, përfshirë edhe birrën vendase, çmime të arsyeshme 20 euro personi. Mbas darkës kthehemi në apartament për të fjetur.

Kulla David-The night spectacular light show

Muri i Vajtimit

 

Dita e 5- Tel Aviv
Ditën e nesërme nisemi drejt stacionit të autobosit në këmbë nga apartamenti, gati 2 km larg. Vendosim të marrim autobisin dhe të nisemi drejt Tel Aviv. Ah,  kompania e transportit publik izraelit është Egged, që lidh qytetet izraelite me autobus mjaft komod. Rruga zgjat gati 50 minuta dhe kushton 18 Ils vatje (gati 5 euro).

Një qytet me mijëra fytyra, Tel Aviv është një qytet për t’u bredhur në këmbë, duke u humbur në rrugët e tij të ngushta apo përgjatë detit, midis ndërtesave futuristike dhe rrugicave të vogla që duket se kanë mbetur në vitet gjashtëdhjetë, duke kaluar nga ajo që mund të jetë një lagje disi hipster e Nju Jorkut në tregje të afta për të na projektuar virtualisht në një souq arab. Ecëm përgjatë lagjes francese, Rothscjild blvd drejt detit deri në lagjen neve tzedek, e njohur si lagja franceze. Rrugica të ngushta, dyqane të bukur, galeri artesh, një sërë lokalesh dhe bare të vegjël me vetëm dy-tre tavolina të përpunuar me hekur ku të vjen dëshira për t’u ulur dhe të shijosh një aperitiv.

Carmel market (Shuk. Ha’Carmel) është merakti më i madh i frutave dhe perimeve në Tel aviv. Qëndron i hapur të gjitha ditët përveç të dielës, meriton të vizitohet për të zbuluar anën e papërshkruashme të qytetit dhe të jetës së tij. Edhe pse markata i dedikohet frutave dhe perimeve shitet çdo gjë. Nga aksesorë tek lulet e frekëta, veshjet dhe shumë tezga me street food dedikuar specialitetit të ushqimit vendas. Ky është vendi ideal për të provuar falafel me pite dhe sals pikante apo byrek (byrekun e kam ngrënë identik si në Shqiperi, e thënë shqip me nam J).  Për ata që preferojnë të ulen në tavolinë, reth e qark Carmel market ka restorante pafund me një kuzhine shumë të mirë,  të cilët përdorin përbërësit e freskët nga markata.

Shijoni një shëtitje përgjatë lungomare së Jaffa dhe shijoni një lëng shege. Duke ecur përgjatë lungomares deri në port ju mund të ngjiteni në qytetin e vjetër nëpërmjet shkallëve prej guri. Aty gjendet edhe Ura e dëshirave. Sipas legjendës kush ngjitet në urë, vendosni dorën në shenjën tuaj të zodiakut dhe shprehni një dëshirë duke vështruar detin. Dhe kjo më pas realizohet J

Mbasdite marrim autobusin dhe kthehemi drejt Jeruzalemit. Vendosim të darkojmë në një nga restorantet sugjeruar nga tripadvisor dhe duhet të them që zgjedhja ishte perfekte. Ushqimi perfekt dhe vera vendase një mrekulli. Pastaj e thënë nga unë J si një somelier e vërtetë restoranti ishte zgjedhja “më mirë sbëhëj”.

 

Dita e gjashtë- Masada – Deti i vdekur

Në mëngjes nisemi gjithmonë nga sheshi i autobusave me linjën Egged 486 për ne Masada. Udhëtimi zgjati gati 1h e 30 minuta. Kalaja e lashtë, e mrekullueshme gjendet në majë të një kodre rreth 400 metra në lartësi nga deti i vdekur. Peisazh shkretëtirë, 360 gradë pamje të jashtëzakonshme nga ana perëndimore duken kodrat dhe nga lindja në fushë deti i vdekur. Po  përpiqem të jap disa këshilla praktike. Nëse arrini me makinë, do të gjeni një parking të madh, por pak larg nga teleferiku për të hyrë në rrënojat. Stacioni i autobusit është e njëjta gjë do ju duhet të ecni në këmbë për disa metra, rruga. Është edhe e pjerrët derisa të arrini në teleferik. Me teleferik për t’u ngjitur deri në kështjellë janë vetëm 5 minuta dhe bileta kushton diku tek 19 euro vajtje/ardhje. Nevojiten gati 3 orë për vizitën, sipas mendimit tim nevojitet një guidë. Kanë mbetur pak nga kështjella dhe vërtetë është vështirë për të kuptuar historinë. Historia e Masadës fillon në vitet e para të mbretërimit të Herodit të Madh – mbretit të Judesë nën protektoratin romak nga 37-4 para erës sonë. Vendosi të ndërtojë një vendbanim të fortifikuar në shkretëtirë për vete dhe familjen e tij të aftë për t’u mbrojtur. Këtu gjeni historinë në qiell të hapur. Dëshmia se si është e mundur të mbijetosh shumë mirë në kushte ekstreme. Rezistenca me nder e zealotëve kundër pushtuesve romakë që arritën pas një rrethim të gjatë të godasin fortesën duke ndërtuar argjinat dhe më pas u gjendën përballë një vetëvrasjeje masive. Vetëm 2 gra dhe 5 fëmijë mbijetuan, ishin fshehur në tunetel nëntokësore të ujit të pijshëm. Zbresim nëpërmjet teleferikut, rimarrim autobusin dhe drejtohemi drejt detiti të vdekur, në plazhin e Ein Bokek. Vendi ndodhet më në jug dhe duhet thënë se është plazhi më i bukur në zonë. Eksperiecën në ujin e kripur të detit të vdekur duke qëndruar në sipërfaqe pa qënë nevoja të notosh është unike. Plazhi është i pajisur me shezllona, dushe, kabina për t’u ndërruar. Ndryshe nga ana tjetër e detit të vdekur në Jordani (ditari i udhëtimit në Jordani) këtu plazhi është falas dhe totalisht në kushte perfekte. Rreth orës 17 marrim autobusin dhe kthehemi në bazë.

Deti i vdekur, pamja nga Masada

Muri ndarës me Palestinën

Dita e shtatë- Palestina-Betlehem

 

Nisemi drejt kufirit që ndan Israelin nga Palestina. Sapo mbërrijmë në kufi vëren me një trishtim se si vendi i shenjtë për hebrenjtë, të krishterët dhe muslimanët ndahet nga një mur rrethues që lejon hyrjen vetëm nga ana e Izraelit: këtu është një nga pjesët më mbresëlënëse të murit, këtu më shumë se në vende të tjera është evidente se si vija prej çimento lindi për të ndarë njerëzit dhe historitë e tyre. Kaluam në anën tjetër dhe ende kujtoj me trishtim atë pamje. Një tjetër botë, afër daljes. Qëndrojnë taksitë të cilët të ofronin udhëtimin deri në Betllehem. Ndryshe nga të tjerët vendosim të ecim në këmbë. Rruga ishte gati 3-4 km. Më erdhi në mendje Shqipëria në vitet 90’, dhe përsëri në mendje Shqipëria e viteve 97’. Nuk kishte asnjë ndryshim. Ndryshe nga 2 miqtë e mi italian ecja dhe kujtoja, ecja dhe ndjeja keqardhje, ndjeja sikur të isha pjesë e asaj pikture. Sa keq! Ecim derisa mbërrijmë aty ku lindi Jezusi 2000 vjet më parë dhe për të festuar kujtimin e tij lindi edhe Bazilikata e Lindjes, e ndërtuar nga Kostantini në vitin 326 mbas lindjes së Krishtit. Bazilika është trashëgimi e UNESCO-s dhe meriton një vizitë të gjatë dhe të studiuar: për ata që dëshirojnë të mos humbin gjë, ekziston mundësia për të marrë një guidë. Pika më sugjestive është shpella e vogël e lindjes. Vëndi ku Jezusi thuhet se ka lindur. Për të parë shpellën (më shumë duket si një gropë e vogël) ju duhet të mbani rradhë të gjata. Une e bëra si shqiptarët arrita të kaloj pa rradhë edhe sepse pas pak minutash bazilika po mbyllej. Nisuni herët kjo për të evituar rradhë dhe të mund të shikoni Bazilikën. Pranë ndodhet Kisha e Shën Katerinës, një ndërtesë shumë e madhe rozë ku çdo Krishlindje mbahet mesha në lidhje direkte në të gjithë botën. Përfunduam vizitën tonë duke ecur nëpër lagjet-market të Betlehemit. Kthehemi drejt Israelit mbas një kontrolli të shpejtë në kufi.

 

Dita e tetë- Tour Jeruzalem Mali i Ullirit

Marrim një taxi dhe nisemi në Malin e Ullinjve për një pamje panoramike të të gjithë qytetit të Jeruzalemit. Ngjitja në këmbë është pak e vështirë sepse është vetëm në ngjitje. Ju sugjeroj të merrni një taxi ose autobus. Ky varg malor gjendet në lindje të qytetit të vjetër të Jeruzalemit dhe merr emrin e tij nga pemët e ullirit që dikur mbuluan shpatet e tij. Mali gjendet jasht Jeruzalemit, nga Porta e Damaskut janë gati 3 km.  Sipas ungjijve, në jetën e Jezusit ndodhën shumë ngjarje të rëndësishme, duke përfshirë vendin ku u ngjit në qiell. Sipas traditës së krishterë, në Luginën e Kidronit – që ndodhet midis malit të Tempullit dhe malit të Ullinjve – u bë ecja e fundit e Jezusit. Kopshti i Gjetsemanit, ky kopsht njihet si vendi ku Jezusi lutej, dhe gjithashtu aty ku flinin dishepujt e tij. Këtu u kap Jezusi natën përpara kryqëzimit të tij. Për këtë arsye, në malin e Ullinjve ka edhe kisha të shumta si Kisha e Pater Noster dhe Kisha e të gjitha Kombeve. Vazhdojmë në Qytetin e Vjetër përmes Portës së Sionit drejt Kardit të Jeruzalemit, arteria kryesore e Jeruzalemit Bizantin. Në lagjen hebraike, rivizituam Murin Perëndimor ose Murin e Vajtimit (pasi meriton një vizitë edhe ditën) vendi më i shenjtë për hebrenjtë. Largohemi nga qyteti i vjetër përmes Tregut hebre dhe përfundojmë në Yad Vashem, Muzeu Historik i Holokaustit në Jeruzalemin e Ri. Ekspozitat janë dëshmi që tregojnë historitë e popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Muri ndarës me Palestinën

“Bethlehem”

Ditën e fundit e kalojmë duke shëtitur në Qytetin e vjetër, duke ndaluar në tezgat e pafund të Jeruzalemit. Izraeli nuk është një vend i thjeshtë për t’u kuptuar, por është tërheqës dhe shumë interesant, kështu që këshillat tona janë ta vizitoni atë, me siguri do të jetë një përvojë e mrekullueshme.

0

post a comment