Frymëzohu

Shënime

Shtetet

Forum

Top

Dubai

Çfarë mund të shohim në Dubai?

Udhëtimi është në periudhën 2-6 qershor 2016. Fluturimi me linjën Oman Air, bileta 350 euro vajtje-ardhje. Milano-Oman-Dubai.

Dubai ofron shumë vendë interesante që meritojnë të vizitohen. Spektakli i paharrueshëm i perëndimit të diellit në dunat e shkretëtirës, ëndrra e ndaluar e dyqaneve elegante të Mallit Faraonik apo shatërvani që duket sikur vallëzon, këto janë vetëm pak ndër shumë aktraksione që muund të shikoni. Dubai është një qytet totalisht i balancuar mes Lindjes me traditat e saj mijëvjeçare dhe Perëndimit me modernizmin e saj. Me panoramat që të lënë pa frymë dhe ndërtesat ultramoderne që qëndrojnë në kundërshtim me ligjet e gravitetit. Dubai është midis ritmeve të ngadalta dhe të relaksuara të shkretëtirës dhe furisë dhe shpejtësisë së qytetit të mijëvjeçarit të tretë.

Çfarë mund të shihni në Dubai?

Burj Khalifa
Ski Dubai Mall of Emirate
Dubai Marina
Wild Wadi Water Park
The Gold Souk
Xhamia e Jumeirah
The Dubai Fountain
Burj al-Arab

“Akuariumi Underwater, Dubai ”

“Me mikuun tim”

Kosto e udhëtimit

Akomodimi -Mund të zgjidhni të qëndroni në Jumeirah, në Deira, pranë zonave ku ndodhen qendrat tregtare, ose përgjatë rrugës Sheikh Zayed ose edhe në zona të tjera. Ka shumë hotele në qytet dhe përgjithësisht janë me një standard shumë të mirë, kështu që mbetet vetëm për të zgjidhur aty ku preferoni. Çmimet variojnë nga 80-130 euro nata.

Ushqimi -Në Dubai do të gjeni kuzhina të ndryshme. Nuk mungon asngjë. Darkova në një restorant italian, mozzarella di bufala ishte spektakolare dhe super e freskët. Shpesh drekonim në qendrat tregtare, hanim mirë dhe porcionet janë të bollshme. Në qëndrat tregëtare shpeznohet diku tek 5 euro personi. Mall of Emirate gjenden kuzhina të vendeve të ndryshme. Në restorant shpenzohet rreth 70 Euro për dy persona.

Transporti -Për trasportin personalisht nuk kemi marrë me qira një makinë. Mendoj senuk është e nevojshme pasi metropolitana funksionon në mënyrë të shkëlqyer. 75 km linjë e shtruar në sipërfaqe. Mund t’a merrni direkt nga brenda qendrës tregëtare Dubai Mall.. Sigurisht më e lirë se sa taxi, e shpejtë dhe është pa një shofer.

Sugjerime – 170-200 EUR / DITA (Shënime: Kjo është një shumë që përfshin qëndrimin në hotel, ushqimin, biletën e avionit dhe trasportin. Personalisht udhëtimi kushtojë gati 800 euro për katër ditë. Gjithmonë vlera ndryshon në bazë të stilit të pushimeve që gjithsecili kërkon të bëjë. Dubai ofron për të gjitha xhepat!)

KËSHILLA

1
Periudha e duhur Periudha Shkurt-Mars është e përkryer për një pushim në Dubai me temperatura që nuk janë shumë të larta. Konsideroni se në Dubai kalohet nga një minimum prej rreth 10 ° C në muajt e dimrit deri në një maksimum mbi 40 ° C në verë.
2
Monedha vendase Monedha vendase është dirham i Emirateve të Bashkuara Arabe (EAD). Kartat e kreditit pranohen pa probleme në dyqanet, restorantet dhe madje edhe për shërbimet turistike siç jhon on hop off të cilët bëjnë turneun e Dubait.
3
Si janë çmimet Mos prisni pushime të lira, por mund të kaloni disa ditë në Dubai pa shpenzuar shifra të ekzagjeruara. Ka njerëz që me siguri shpenzojnë shuma astronomike nëpër hotele luksoze dhe butiqe ekskluzive, por mos u trëmbni, ka vende edhe për njerëz që bëjnë ekonomi si unë.
4
Udhëtoni me uber Provoni të përdorni Uber, mund të prenotoni udhëtime të shkurtra në pak minuta dhe me çmime të konsiderueshme. Shpesh vënë në dispozicion oferta dhe skonto interesante. Këshilla e dytë nqs kërkoni të spostoheni në distanca më të largëta, përdorni metron dhe blini nol card.

My Must Have Guides For Traveling

Everything you neeed to know about traveling.

Sale
Buy for 26.00 24.00
New o
Buy for 27.00
o
Buy for 28.00
o
Buy for 29.00

Çfarë mund të shihni në Dubai?

Burj Khalifa

Ndërtesa më e lartë në botë, nuk besoj do të gjeni ndonjë gjë më madhështore. 828 m dhe 124 kate. Ngjituni në majë dhe shijooni pamjen befasuese që ia vlen gjysma e udhëtimit për në Dubai. Turneu që zgjat një orë do t’ju lejojë të shkoni pothuajse në katin më të lartë mund të  fotografoni skyline e ëndrrës J Do të jetë e vështirë të kthehesh me këmbët në tokë! E gjeni hapur nga 10:00 deri në 22:00. Çmimi i biletave është rreth 25 Euro dhe duhet të prenotoni përpara, ndërsa pa prenotim mund të shpenzoni deri në 80 Euro.

Ski Dubai-Mall of Emirates

Mund të gjendet borë në dunat e shkretëtirës? Po, në Dubai çdo është e mundur! Mbi të gjitha Mall of Emirate është një nga qendrat më të mëdha tregtare në botë! Ndër shumë gjëra të çmendura që mund të bëni në këtë qytet, ju gjithashtu mund të bëni ski në Dubai Mall të Emirateve. Më shumë se 20.000 metra katrorë pista të skive por normalisht në ambient të mbyllur. Brenda ka edhe një teleferik dhe një mjedis malor me një klimë shumë të ftohtë dimri, për të rrëshqitur me slita, të luani në dëborë, ose thjesht të shijoni një çokollatë të nxehtë në tavernë. E pra, të kalosh nga pothuajse 50 ° C në shkretëtirë në temperat e Everesiti nuk është lojë për të gjithë, por për kë është kurioz Mall of Emirate ju pret!

E gjeni hapur çdo ditë: E diel – E mërkurë nga ora 10:00 deri 23:00 të enjteve nga ora 10:00 deri në orën 24:00 të premten nga ora 09:00 deri në orën 24:00 të shtunave nga ora 9:00 deri në 23:00

 

Dubai Marina

Vetëm pak vite më parë në këtë vend nuk do të kishit gjetur asgjë veç shkretëtirës, por Dubai është mrekullia e arkitekturës! Kjo lagje me pamje në kanalet e bukura është totalisht e kompletuar me ndërtesa futuriste, me shumë dyqane të të gjitha llojeve si dhe çdo lloj argëtimi. Kaloni një kohë të mirë në Dubai Marina dhe nuk do të zhgenjeheni: mund të bëni një banjë në ujërat e saj të bukura, një kroçerë në gjirin përreth Palm Island ose një ecje përgjatë shëtitores 7 km të gjatë. Për një shëtitje romantike pas darkës, Dubai Marina është vendi i përsosur!

“Dubai Marina ”

“Plazhi afër Dubai Marina”

Desert Safari

Dubai është plot kontradikta dhe mjafton të spostoheni vetëm disa kilometra larg modernitetit për të gjetur veten midis dunave të buta të rërës. Ekzistojnë shumë agjenci turistike që ofrojnë turne në shkretëtirë me programe të ndryshme, por për dashuron aventurat ju rekomandoj. Një eksperiencë me quad. Sigurisht qe me nje quad do të përballeni me dunat si protagonistet kryesore dhe do të ndjeni adrenalin në qiell, emocion unik. Provojeni!

Mbas ekskursionit mund të shijoni perëndimin, ndoshta duke pirë një çaj me shije nenexhik …. dhe çfarë të them: një ditë e përsosur!

Çmimi mesatar për person është 60 Euro

 

Wild Wadi Water park

Pas nxehtësisë së shkretëtirës, do të ishte perfekte një pausa në Wild Qadi Water Park, parku i ujit në stilin tipik “Emiratet e Bashkuara Arabe”: luksoze, madhështore, argëtuese. E vendosur përballë Burj Al Arab, ofron 30 shtigje dhe shumë atraksione për të gjithë familjen. Ju mund të bëni një banjë në pishinat e nxehta, të ftohta apo me dallgë ose mund të argëtoheni në rrëshqitëset e pafundme.

 

The gold souk

Nëse dashuroni ngjyrat orientale dhe aromat, ju nuk mund të humbisni souk-un historik të qytetit. Midis pëlhurave të çmuara dhe aromave të rralla, vendët për të blerë janë vërtetë të shumta, por më karakteristike është sigurisht Gold Souk, më i madhi në botë dedikuar floririt. Një derë e madhe prej druri do t’ju jap akses në një sërë vitrinash bizhuterish me çmime të përballueshme. Dhe nëse ju. Tërheq vëmendjen, fjala kyçe është “diskutoni mbi çmimin”!

 

Xhamia e Jumeirah

Në stilin tipik Fatimid, kjo ndërtesë është një shembull i shkëlqyer i arkitekturës islame, e cila nëpërmjet Sheik Mohamed Centre for Cultural Understanding promovon dialogun ndërkulturor dhe një kuptim më të mirë të fesë Islame. Do të gjeni vizita me guidë për ata që nuk janë musulman 6 ditë në javë, duke filluar nga ora 10:00.

0

post a comment