Frymëzohu

Shënime

Shtetet

Forum

Top

Albania

Albania, 6 ditë pushime

Shqipëria, një nga ato vëndet që ka aq shumë për të ofruar për turizmin dhe që fatmirësisht pozita gjeografike e favorshme i ka dhënë mundësinë e të pasurit dete dhe male. Në këtë përshkrim do të gjeni gjashtë ditë udhëtimi duke u nisur nga Tirana-Divjakë-Vlorë-Sarandë-Gjirokastër-Tepelenë,duke ndaluar në vënde të ndryshme dhe duke shijuar njëkohësisht natyrën dhe detin. Periudha në të cilën është bërë udhëtimi është Shtator 2018 pasi koha ka qënë e favorshme edhe për plazh.

Riviera Shqiptare ofron pajme që nuk mund të përshkruhen me fjalë por vetëm të shikohen. Me shtrirje nga Qafa e Llogarasë deri në Ksamil, është një nga vendet që duhet vizituar patjetër jo vetëm nga turistët Shqiptarë por edhe ata të huaj. Me plazhet e kristalta, fshatra antike dhe panorama të mahnitshme, ky rajon ju ofron një pajme që vështirë të gjendët në vëndë të tjera. Bregdeti me male të thepisura, plazhe me ujëra të kristalta janë pamje që mund t’i shijoni duke i vizituar nga afër.

Çfarë mund të shohim në Shqipëri

Parku kombëtar i Divjakës, Karavast
Parku kombëtar i Llogaras
Plazhi i Dhërmiut
Plazhi i Himarës
Plazhi i Ksamili
Syri i Kaltër, Sarandë
Gjirokastër
Tepelenë

“Plazhi Pasqyrat”

“Butrinti”

Kostot e udhëtimit

Akomodimi – Duke qënë se periudha në të cilën është bërë udhëtimi në rivierën Shqiptare ka qënë pasi ka kaluar piku i turistëve ishte fare e lehtë të gjeje hotele apo dhoma me qera me cmime jo shumë të shtrenjta. Shpenzimet variojnë gjithmonë në varësi të kërkesave të turistëve, por ne nuk kishim shumë pretendime dhe jemi akomoduar me 2000-2500 lekë të reja nata. .

Udhqimi – Përsa i përket raportit cmim-cilësi nuk mund të them që ishin në lidhje të drejtë me njëra-tjetrën. Në Divjakë e cila është edhe dita e parë e udhëtimit kemi ngeluar shumë të kënaqur nga ushqimi, ndërsa në Rivierën Shqiptare cmimet ishin më të larta në krahasim me cilësinë e ushqimit, por që me pak kërkim informacioni mund të gjeje restorante që frekuentoheshin nga vëndasit. Gatimet tradicionale që i gjen në cdo restorant janë gatimet e detit.

Transporti -Me patjetër duhet të jeni me makinë sepse me transportin urban është shumë e vështirë të vizitohen disa vënde të ndryshme. Ju sugjeroj të merrni një makinë me qera nëse nuk keni makinë tuajën. Makina duhet të jetë në gjëndje të mirë dhe e përshtatshme edhe për zona të vështira, jo vetëm për rrugët kryesore.

Sugjerime për kostot – Periudha në të cilën kemi bërë këtë udhëtim nuk ka qënë në kulmin e sezonit kështuqë nëse doni të shmangni kosto të panevojshme ju sugjeroj të udhëtoni në qershor ose shtator. Duhet shmangur periudha e Gushtit. Një kosto mesatare e udhëtimit ka shkuar jo më shumë se 50 euro/dita. Kjo shumë varion nga stili i jetesës së gjithësecilit dhe nga pretendimet që mund të kemi.

Këshilla

1
Qëndrimi Ju sugjerojmë të mos qëndroni 2 ditë në të njëjtin vënd sepse ka aq shumë vënde të bukura saqë është e vështirë t’i vizitosh të gjitha në pak ditë.
2
Aletranativa restorantit Nëse nuk dëshironi të shpenzoni shumë për ushqim, pasi restorantet nuk janë shumë të lira në çmim, ju sugjeroj të blini edhe në supermarket.
3
Makina me qira Për ata të cilët nuk disponosjnë një makinë, mund të merrni një me qira. Ka disa agjenci të besueshme për 20 euro në ditë.
4
Sinjalizimi rrugor Në shumë zona infrastruktura për turistët është ende modeste. Rrugët kryesore që lidhin qytetet e mëdha janë relativisht në gjendje të mirë. Në zonat rurale, sinjalizimi ndonjëherë është i pamjaftueshëm..

My Must Have Guides For Traveling

Everything you neeed to know about traveling.

Sale
Buy for 26.00 24.00
New o
Buy for 27.00
o
Buy for 28.00
o
Buy for 29.00

Ditari, 1 javë pushime në My Albania

Dita e parë: Menjëherë sapo del në autostradën Tiranë-Durrës merr krahun në drejtim të Durrësit. Nëse dëshironi të kaloni një ditë në Durrës mund të merrni informacionin e nevojshëm në linkun (Një ditë në Durrës, jo vetëm për plazh).Pas Durrësit vazhduam rrugën në drejtim të Divjakës. Ky qytet është një nga ato destinacionet që nuk duhet lënë pa vizituar, për shkak të Parkut kombëtar të Divjakës apo Lagunës së Karavastasë.
Prej vitit 2018 në Divjakë është hapur një qëndër për vizitorët në Parkun kombëtar të Divjakës. Kjo qëndër është një burim informacioni i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në vënd. Ofron për vizitorët informacione edukuese në lidhje me historinë e zonës. Aty mund të njiheni dhe me pelikanin e rrallë i cili gjëndet vetëm në atë zonë, i ashtuquajturi “Pelikani Kacurrel”. Është miqësor ndaj vizitorëve, por që sigurisht kërkon përkujdes të vecantë. Brënda në park ndodhet një kulle e lartë nga e cila mund të shikosh nga larg të gjithë lagunën e Karavastasë. Në qëndër mund të marrësh informacion edhe për të vizituar nga afër lagunën ku do të mahniteni nga bukuria e shpëndëve, sidomos pelikanit kacurrel i cili përplas krahët në ujë, për t’u nisur më fluturim. Gjuetia është rreptësisht e ndaluar pasi shpendët kanë ardhur duke u pakësuar në krahasim me vite më parë.

Zona e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta është zona më e rëndësishme komplekse e Shqipërisë për sa i përket biodiversitetit sepse ka lloje te ndryshme speciesh ujore dhe tokësore. Parku është  i mbushur me pisha të cilat formojnë një kurorë në bregdet e cila ofron freski për turistët, e përshtatshme për të zhvilluar aktivitete në natyrë. Përvec lojërave të ndryshme që mund të bësh mund edhe të drekosh në natyrë në një nga restorantet e shumta që ndodhen aty, ku specialitet kanë llojet e ndryshme të peshqëve të pjekur në zgarë. Nëse keni mjetet e duhura me vete ju gjithashtu mund të organizoni edhe një piknik në natyrë. Përvec aktiviteteve që përmendëm më sipër nëse dëshironi mund të bëni edhe plazh, por që nuk është shumë i rekomanduar për shkak të sasisë së madhe të mushkonjave si pasojë e mocaleve. Nëse vendosni të bëni plazh merrni masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga pickimi i tyre.Pasi kaluam pjesën më të madhe të ditës në Parkun e Divjakës ku edhe drekuam në natyrë bëmë një shëtitje edhe në qëndrën e Divjakës.

Vendosëm që atë natë të mos qëndronim në një nga hotelet e Divjakës dhe u kthyem deri në Rrogozhinë nga ku u nisëm për në Vlorë. Udhëtimi zgjati jo më shumë se 1h e 30 min.
Menjëherë u akomoduam në një nga hotelet afër me detin në kushte normale, por jo luksoze.

Dita e dyte
Në ditën e dytë nuk kemi shumë për të treguar pasi vendosëm që të bënim një ditë pushim në plazh për t’u relaksuar pas një dite të lodhshme por të bukur në Divjakë.
Në mëngjes shkuam në plazhin e Orikumit sepse nuk na pëlqeu shumë plazhi në Vlorë për shkak të myshqeve të shumta. Mbazdite u kthyem përsëri në hotel dhe më pas dolëm për të bërë një shëtitje në atë që njihet si “Lungomare e Vlorës” si dhe hëngrëm darkë në një nga restorantet afëer detit. Atë natë qëndruam përsëri në Vlorë.

Dita e tretë
U nisëm nga Orikumi në drejtim të Dhërmiut përmes Parkut Kombëtar të Llogarasë. Rruga ishtë dredha-dredha dhe pak e vështirë por shumë e bukur për të udhëtuar. Ky park është një nga parqet natyrore që vizitohet nga shumë turistë gjatë vitit por sidomos gjatë periudhës së verës. Kjo për arsye sepse turistë si ne të cilët ishim nisur për të kaluar disa dit në plazhet  e jugut të Shqipërisë nuk mund të shmangnim një ndalesë në mes të pyllit ku nuk ndihej fare vapa. Parku është i njohur për florën dhe faunën e saj të gjallë me mbi 100 lloje të ndryshme të kafshëve të egra dhe zogjve, duke përfshirë: dreri, macet e egra, dhelprat etj. Përzierja e ajrit të freskët malor dhe afërsia e detit e bën atë destinacion shumë tërheqës për turistët. Zona është gjithashtu e rëndësishme për rritjen e eko-turizmit, piknik, hiking dhe sporte ajrore. Vizitorët në Parkun Kombëtar të Llogarasë kanë mundësinë të shohin pemë me formë të bukur, të formuar nga rryma ajrore, ose të admirojnë pamje të mrekullueshme të detit Jon. Një nga atraksionet e rëndësishme turistike është “Pisha e Flamurit” e cila nga erërat e forta ka marrë këtë pamje.
Hotelet ishin të ndërtuara prej druri më së shumti duke mos ia prishur bukurinë natyrës përreth. Ne bëmë një ndalesë për të konsumuar mëngjes me produkte të freskëta fshati në një nga restorantet afër rrugës por që ofronte një pamje fantastike. Ajo që vumë re ishte se kishte shumë turistë të huaj të cilët ndryshe nga ne që vetëm po kalonim aty, kishin disa ditë që qëndronin dhe eksploronin cdo ditë parkun të shoqëruar nga ndonjë banor i zonës që i njihte mirë rrugët e pyllit ose nga një guidë. Parku është i vizituar edhe në dimër nga turistë që duan të shijojnë dëborën.

Plazhi i Llamanit

Syri . i Kaltër

Më pas vazhduam sërish rrugën dhe ndaluam në një nga pikat më të larta afër rrugës ku mund të shikosh një pjesë të mirë të rivierës Shqiptare. Ndalesa jonë e radhës ishte Dhërmiu. U akomoduam në një shtëpi që kishte dhoma me qera për turistët pasi kushtonin më lirë se sa hotelet dhe jo buzë detit, por që gjithashtu ofronte një pamje nga deti. Dhermiu më ngjau me ishullin grek Santorini pasi shtëpitë janë në faqen e një kodre dhe shumica e mureve janë të lyera me ngjyrë të bardhë.

Janë disa destinacione ku mund të kalosh disa ditë në plazh në gjire të ndryshme që ndodhen nga Dhërmiu deri në Himarë, si psh: Shpella e Piratëve, plazhi Gjipe, plazhi me Shpella, plazhi dhe gjiri i Akuariumit.

Dita e katërt
Si cdo mëngjes u nisëm herët për të shkuar në destinacionin e radhës, Himarë dhe u akomoduam sërish në një shtëpi që ofronte dhoma me qera me kushte normale. Në Himarë zgjodhëm plazhin e Llamanit për të kaluar ditën.

Dita e pestë
Në këtë ditë u nisëm për në qytetin e Sarandës. Rruga zgjati pak më shumë se një orë. Nga Himara  në Sarandë janë disa destinacione si psh:Gjiri i Filikurit, Shpella e Porto Palermo, Kalaja e Ali Pashe Tepelenës në Porto Palermo, plazhi i Borshit, Plazhi i Lukovës, plazhi i Krorëzës, Gjiri i Kakomës, Kepi i Qefalite…etj.
Kalaja e Ali Pashë Tepelenës e cila mund të shihej lehtësisht nga rruga të tërhiqte vëmendjen për shkak të pozitës së saj dhe formës trekëndore. Kjo kala ndodhet në gjirin e mbyllur të Porto Palermos. Kalaja shërbeu si bazë ish-nëndetëse sovjetike gjatë regjimit komunist në Shqipëri dhe sot tërheq vëmendjen e vizitorëve, si dhe muret dhe portat e fortifikuara të ndërtuara nga Ali Pasha. Dyshohet se ai e ndërtoi për nder të të zonjës së tij të preferuar – bashkëshortja e bukur Vasiliqi, të cilën ai e rrëmbeu nga fshati i afërt grek Plessio në moshën 15 vjeçare.

Sapo arritëm në Sarandë duke mos patur shumë pretendime për akomodimin ndaluam në të parën shtëpi që jepte dhoma me qera për turistë, në hyrje të Sarandës. Atë ditë vendosëm të kalonim ditën në plazhin “Pasqyrat” në Ksamil duke u larguar pak nga Saranda.

 

Dita e gjashtë

Kjo është dita e fundit e udhëtimit dhe dita më e lodhshme pasi kemi viziturar disa vënde të ndryshme kulturore.

Në orën 9, ditë e diel shkuam të vizitonim Parkun Kombëtar të Butrintit, një nga ato vëndet që ju sugjeroj që ta vizitoni me patjetër pasi zbulimet që janë bërë aty janë shumë interesante për t’u parë. Sipërfaqja e tij është e madhe dhe n’a mori rreth 2 orë kohë për të vizituar të gjithë. E vizituam pa ndihmën e një guide pasi në hyrje n’a dhanë disa katalogë në të cilët ishte shpjeguar shumë qartë cdo pikë e Butrintit si dhe rrugën që duhej të ndiqje për të mos lënë asgjë pa parë. Disa nga zbulimet interesante ishin: Teatri i Butrintit, Pagëzimorja, Kulla mbrojtëse, Kalaja Venedikase, Mozaiku…etj.
Butrinti është i rrethuar me mur mbrojtës. Prezanton ngritjet dhe uljet e perandorive të mëdha që kanë mbizotëruar në rajon,romake, osmane dhe greke.

Pasi vizituam Butrintin u nisëm drejt Syrit të Kaltër, edhe ky një nga destinacionet që nuk duhet ta humbisni. Një tjetër bukuri e jugut të Shqipërisë plot ngjyra e cila të mahnit nga pamja që të ofron. Ndodhet 30 min larg nga Saranda, afër rrugës kryesore kur shkon për në Gjirokastër. Syri i Kaltër është burim nga Mali i Gjerë dhe krijon një pishinë natyrore në formën e një syri. Të krijon ndjesinë sikur ndodhesh në Tropik për shkak të bimësisë përreth tij. Turistët ishin të shumtë atë ditë sidomos të huaj dhe n’a u desh të prisnim për të shkrepur disa foto. Kishte edhe nga ata guximtarët që sfidonin ujin e ftohtë duke bërë hedhje spektakolare nga nga një trampolinë druri e vendosur sipër Syrit të Kaltër.
Është një nga ato mrekullitë e natyrës që vështirë të përshkruhet me fjalë.
Vizita në Syrin e Kaltër zgjati rreth një orë dhe pas kësaj u nisëm për në destinacionin e radhës, Gjirokastra.

Kalaja e Porto Palermo

Sarandë

Ky qytet i vendosur në faqen e një mali të ofron pajme madhështore. Ndalum makinën në hyrje të Gjirokastrës afër me kalanë dhe nisëm të ngjiteshim në këmbë për tek kalaja. Kalaja ndodhet në majë të malit dhe ndryshe quhet edhe “Argjiro” për nder të princeshës Argjiro e cila u hodh nga lartësitë e kalasë për të mos rënë në duart e otomanëve.

Rruga për te kalaja është e shtruar me gurë dhe mund të kalohet edhe nga makinat. Pa mbërritur te kalaja ndodhet Pazari i Gjirokastrës i cili është i restauruar. Karakteristike janë produktet artizanale, tradicionale të bëra nga banorët e zonës që tregtohen për turistët vëndas dhe të huaj. Nuk kisha si të shmangja blerjen e një suveniri nga ky vënd për ta ruajtur si kujtim.
Hyrëm brënda në kala të cilën e vizituam pa ndihmën e një guide. Në cepe të ndryshme të kalasë kishte tabela informacioni të cilat përshkruanin historinë e saj. Ajo që më ra në sy ishte se kjo kala kishte ende shumë për të zbuluar dhe se poshtë saj kush e di se cfarë fshihej.
Vizita nuk zgjati më shumë se 1h e 30min edhe për shkak se tashmë kishim filluar të ndienim lodhjen dhe urinë.
Vendosem që dreken ta konsumonim në një restorant afër rrugës Gjirokastër-Tepelenë, Uji i Ftohtë Tepelenë. Ky vënd është një tjetër pikë turistike e zonës. Uji i rrjedhshëm dhe  i pijshëm ofron për turistët një freski natyrore, është një nga zonat me peisazhin më të vecantë me burime të shumta uji të pastër dhe të ftohtë, prej nga ka marrë edhe emrin. Ky destinacion është kthyer në një pikë mjaft të frekuentuar nga turistët,kryesisht të huaj në ditët e nxehta të verës. E vecanta e këtij vëndi është uji i bollshëm i cili rrjedh pa ndërprerje nga shpati i malit.
Destinacioni i radhës duhet të ishte Kalaja e Tepelenës e cila gjithashtu ofron vlera kulturore të shumta por që nga lodhja e tepërt e lamë për një udhëtim tjetër.

0

post a comment