Top
a

Të vedosësh për të bërë një udhëtim në Cappadoccia do të thotë të ëndërrosh me sy hapur, do të thotë të emocionohesh përpara një bukurie të jashtëzakonshme, do të thotë të qëndrosh pa fjetur duke vënë zilen në orën 5 të mëngjesit në shkëmbim të agimeve me ngjyra mahnitëse dhe të fiksosh për orë të tëra ato shtëpiza kaq perfekte brenda shkëmbinjëve. Ky është një nga ato udhëtime i cili do t’ju bëjë të ëndërroni 3 herë, një herë kur të planifikoni udhëtimin, kur t’a jetoni dhe sa herë të shikoni fotot.

Ky është një tjetër udhëtim i cili I shtohet listës së udhëtimeve të organizuara vetë pa nevojën e një agjencie.  Ëndërroja prej kohësh një udhëtim në Goreme, zemra e Capoddoccia-s, dhe më në fund nëntor 2018 për ditëlindjen time realizova këtë ëndërr. Ky është një vend i magjishëm, të magjeps, ndoshta është efekti i ballonave në agim? Ekzaktësisht nuk e di por ky vend do t’ju magjeps dhe do të largohenii me dëshirën për t’u rikthyer një ditë 🙂

Kur është periudha. E duhur për të vizituar Cappadoccia?

Peruìiudha. Më e mirë është. Periudha e thatë, e cila nis nga Maji dhe përfundon në Tetor. Korriku dhe Gushti janë muajt më të nxehtë, unë isha në nëntor. Gjatë ditës ishin 16 gradë. Periudha me më shumë shira është nga Nëntori në Prill.

“Ballonat në agim, Cappadoccia”

“Pamje nga Goreme”

Nese keni frike , eshte me mire te qendroni ne shtepi
se sa te prishni rehatine tuaj dhe te udhetoni

Cilën kompani ajtore të zgjidhni?

Nga Shqipëria do të ishte mirë Pegasus, që është edhe kompania loë cost e Turqisë. Nga Instambul në Kaysdri bileta kushoi diku tek 60 euro vajtje-ardhje.

Lexoni më shumë mbi udhëtimin: Menorca, perla e ishujve balneare

“Agimi në Goreme”

“Goreme, Cappadoccia”

Cili aeroport të zgjidhni, Kayseri apo Nevsehir?

Nevsehir është larg vetëm 20 min nga Goreme dhe lidet me një shërbim shuttle. Prenototni shërbimin shuttle online në këtë faqe ………….kushton. 25L për person diku tek 3 euro. Zgjidhni aeroportin, shënoni numrin e fluturimit, orarin. E mbërritjes,  numrin. E pasagjerëve dhe do të merrrni konfermimin nëpërmjet email.

Kayseri është aeroport më i madh,  ofron më shumë fluturime por është larg 1h nga. Goreme. Mund. Të. Ndërsa për prenotomin nga ky aeroport në Goreme mund të bini dakort me hotelin ku do të zgjidhni të qëndroni. Organizojnë ata shërbimin nga aeroporti në hotel me furgona, kushton diku tek 6-8 euro personi.

“Underground city, Derinkuyu”

“Underground city, Derinkuyu”

Viza?

Nuk nevojiitet vizë për shqiptarët. Mund të udhëtoni me pasaportë e vlefshme të paktën. 6 muaj. Mund të qëndrojmë maksimumi 90 ditë.

 

Ku të kthejmë paratë ne Lira Turke?

Këtu të gjithë dyqanet dhe restorantet pranojnë euro apo pagesa me kartë krediti. Ndryshe në Goreme keni disa pika ku mund të ktheni paratë.

 

Ku të zgjedhni për të fjetur?

Goreme apo Uchisar, janë të dy vende magjeps. Përpara se të zgjedhni duhet të merrni në kosideratë disa aspekte. Të vendosësh. Për të fjetur në Goreme, do të thotë të jesh në qender,  në darkë mund të bëni një shëtitje nëpër dyqane të cilat qëndrojnë hapur deri vonë, të darkosh në një nga restorantete e shumta ose të shkoni në këmbë në Sunset Point. Në agim ballonat do të fluturojnë pak metra nga ju de do t’ju dhurojnë emocione unike.

post a comment